Shpërndahen materiale promovuese në kuadër të promovimit të imazhit të Shqipërisë në botë

Në kuadër të promovimit të imazhit të Shqipërisë në botë, u prit në Ambasadë Jana Božič, një qytetare sllovene e apasionuar pas kulturës, traditës dhe bukurive të vendit tonë. 
 
Jana ka pasion udhëtimet, por edhe pse ka vizituar një numër të konsiderueshëm shtetesh, prezantimin e saj në klasat e fëmijëve do t’ja kushtojë Shqipërisë, prej mbresave që ka pasi ka vizituar vendin tonë dy herë.
 
Për ta bërë prezantimin e saj sa më interesant dhe të larmishëm Ambasada i erdhi në ndihmë me materiale promovuese nga Shqipëria. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
08:00 - 16:00