Kremtohet në Slovenj Gradec 76 vjetori i Kombeve të Bashkuara dhe 30 vjetori i Pavarësisë së Sllovenisë

U kremtua në Slovenj Gradec 76 vjetori i Kombeve të Bashkuara dhe 30 vjetori i Pavarësisë së Sllovenisë.
 
Ceremonia u zhvillua në Slovenj Gradec, qytet slloven i shpallur Qytet Lajmëtar i Paqes i Kombeve të Bashkuara para 32 viteve. Ndërsa Sllovenia u bë anëtare e OKB-së në vitin 1992.
 
Pjesëmarrësit në ceremoni i përshëndeti Presidenti i Republikës së Sllovenisë Borut Pahor, i cili vuri theksin te multilateralizmi, solidariteti e bashkëpunimi.
 

Në këtë ngjarje, së bashku me drejtues të misioneve të tjera diplomatike, ishte i pranishëm edhe ambasadori Pëllumb Qazimi.
 
Në përfundim, Presidenti gjithashtu bashkëbisedoi me ambasadorët e pranishëm në ceremoni.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
08:00 - 16:00