Koncert në Celje me rastin e festave të fundvitit

Në mbrëmjen e datës 9 dhjetor, Grupi Artistik i Shoqatës Kulturore Shqiptare "Migjeni" së bashku me Grupin Vokal "Kvali" prezantuan për publikun shqiptar në Celje këngë popullore dhe qytetare shqiptare. E ftuar ishte edhe këngëtarja e re me perspektivë Ariona Telaku. Koncerti u organizua falë bashkëpunimit të Shoqatës "Migjeni", Lubjanë me Shoqatën Kulturore Shqiptare "Besa" në Celje. Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm edhe ambasadori Pëllumb Qazimi, si edhe diplomatët Drilon Zogaj nga Ambasada e Republikës së Kosovës dhe Jumni Saliu nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
08:00 - 16:00