Articles

Ambasadori Pëllumb Qazimi merr pjesë në veprimtarinë e organizuar nga Ambasada e Polonisë në kuadrin e Presidencës të Grupit të Vishegradit

Albanian

Në datën 14 korrik, ambasadori Pëllumb Qazimi me ftesë të ambasadorit të Polonisë në Slloveni, Krzysztof Olendzki, ishte i pranishëm në koncertin e organizuar me rastin e Presidencës Polake të Grupit të Vishegradit. Krahas pjesëmarrësve të tjerë, ishte I pranishëm edhe Presidenti i Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, Alojz Kovšca.

Ambasadori Pëllumb Qazimi merr pjesë në veprimtarinë e Ambasadës të Gjermanisë për prezantimin e prioriteteve të Presidencës Gjermane të Këshillit të BE-së

Albanian

Në datën 8 korrik, nën drejtimin e të ngarkuarit me punë në Ambasadën e Gjermanisë në Slloveni, Dr. Bernhard Hauer, u hap ekspozita në mjedis të hapur kushtuar Presidencës Gjermane të Këshillit të BE-së. Krahas ambasadorëve dhe diplomatëve të tjerë, ishte i pranishëm edhe ambasadori Pëllumb Qazimi. Dr.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë viziton Slloveninë

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, në datën 6 korrik ka realizuar vizitë në Slloveni. Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë Anže Logar, janë diskutuar temat e bashkëpunimit dypalësh, shtrirë në disa fusha, bashkëpunimi në kuadrin e nismave rajonale dhe të organizatave ndërkombëtare, etj.

Ambasada e Shqipërisë i bashkohet veprimtarisë së përvitshme të luleve

Albanian

Në datën 24 qershor, Ambasada e Shqipërisë së bashku me disa Ambasada të tjera i janë bashkuar veprimtarisë të përvitshme të luleve në rrugën "Križevniška ulica" të Lubjanës. Dita e luleve tashmë është kthyer në traditë dhe organizohet nga Mini Teatri i Lubjanës.

Ambasadori Pëllumb Qazimi pret në takim studjuesin Peter Štoka

Albanian

Në datën 22 qershor, ambasadori Pëllumb Qazimi priti në takim studjuesin Peter Štoka, tashmë të njohur jo vetëm ndër shqiptarët e Sllovenisë për kontributin e tij të pashoq e të çmuar në gjurmimin, evidentimin dhe publikimin e dëshmive të hershme shqiptare në Istrian sllovene dhe më gjerë.

Në perëndimin e diellit në Shën Josht, në afërsi të qytetit Kranj

Albanian

Të dielën, në mbrëmjen e datës 21 qershor, ambasadorët e Shqipërisë, Francës, Turqisë, Spanjës, Rumanisë së bashku me drejtues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe kryetarin e Bashkisë Kranj, u ngjitën në lartësinë e Shën Josht në rrethinat e qytetit. Pas ngjitjes të lodhshme malore, ata shijuan perëndimin e diellit dhe bukuritë e natyrës sllovene.

Së bashku në veprimtari sportive humanitare

Albanian

Në pasditen e datës 19 qershor, ambasadorët e Shqipërisë, Francës, Rumanisë, Serbisë, Zvicrës dhe Përfaqësimit të Komisionit Evropian në Slloveni iu bashkuan veprimtarisë humanitare të lundrimit me kajak në lumin Ljubljanica të Lubjanës. Veprimtaria, si çdo vit u organizua nga Shoqata humanitare "Hiša Sonca - Shtëpia e Diellit". Të ardhurat e grumbulluara destinohen për fëmijët në nevojë, si për kërkesat bazë të jetesës, ashtu edhe për pushimet e tyre verore.

Aktiviteti diplomatik i radhës në Slloveni

Albanian

Ishte kënaqësi pjesëmarrja në aktivitetin e pasdites së të premtes të kaluar, datë 12 qershor 2020, organizuar nga ambasadori i Rumanisë, Anton Niculescu në Arboretum në afërsi të Kamnikut. Pjesa e dytë e veprimtarisë iu kushtua dy kolegeve të nderuara, ambasadores të Austrisë dhe ambasadores të Sllovakisë, të cilat janë në përfundim të mandatit të tyre.

Ambasadori Pëllumb Qazimi merr pjesë në Ditën Diplomatike, organizuar nga Bashkia Škofja Loka

Albanian

Në datën 11 qershor, ashtu si vitet e mëparshme, ambasadori Pëllumb Qazimi së bashku me kolegë ambasadorë, ishte i pranishëm në veprimtarinë e përvitshme të Ditës Diplomatike, organizuar nga Bashkia Škofja Loka. Të pranishmit u njohën me vlerat historike, kulturore dhe të trashëgimisë të qytetit, si dhe me arritjet më të fundit në fushën e arsimit e të kujdesit për të moshuarit.

Takim i Kryeministrit Janez Janša me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë

Albanian

Në kuadrin e Presidencës kroate të Këshillit të BE-së, në datën 9 qershor, në Shtëpinë e Evropës në Lubjanë, u organizua takim i Kryeministrit të Sllovenisë, Janez Janša, me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Takimi u zhvillua në formë bashkëbisedimi, ku kryeministri slloven prezantoi për ambasadorët vlerësime rreth menaxhimit të krizës të COVID-19, zhvillimet e brendshme në Slloveni, si dhe drejtime të politikës së jashtme të vendit.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
08:00 - 16:00