Articles

Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë në datën 12 shtator organizoi eskursion me drejtuesit e misioneve diplomatike

Albanian

Në datën 12 shtator, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme Anže Logar, u organizua eskursion me drejtuesit e misioneve diplomatike, akredituar në Republikën e Sllovenisë. Kësaj radhe pjesëmarrësit u njohën më nga afër me vlerat historike, kulturore, por edhe të biznesit në zonën e Vipavës. Vendet e vizituara ishin Štanjel, Vipavški Križ dhe Ajdovčina. Pjesëmarrësit u pritën dhe u përshëndetën nga ministri Logar, i cili qëndroi me pjesëmarrësit gjatë gjithë veprimtarisë. Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe ambasadori Pëllumb Qazimi me bashkëshorten.

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë organizon veprimtari me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s, të akredituar në Slloveni

Albanian

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Anže Logar, në datën 11 shtator, në një nga njësitë ushtarake në Lubjanë, organizoi takim pune me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s, akredituar në Slloveni. Ai shoqërohej nga sekretar shteti ne Ministrinë e Mbrojtjes dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Sllovennisë. Ministri Logar prezantoi për të pranishmit vizionin dhe planet e qeverisë sllovene për sigurinë e mbrojtjen, si dhe për përmbushjen e angazhimeve si vend anëtar i Aleancës së NATO-s.

Presidenca gjermane e Këshillit të BE-së, veprimtari në Lubjanë

Albanian

Në pasditen e datës 10 shtator, në Shtëpinë e Evropës në Lubjanë, nën drejtimin e Adrian Pollmann, ambasador i Gjermanisë në Slloveni dhe Zoran Stančič, drejtues i Përfaqësimit të Komisionit Evropian në Slloveni, u zhvillua veprimtaria "Përshtypje nga Evropa: Prezantimi i Gjermanisë". Mbrëmja iu kushtua 250 vjetorit të lindjes të kompozitorit Ludwig van Beethoven.

Për promovimin e imazhit të Shqipërisë në Slloveni

Albanian

Në datën 10 shtator, ambasadori Pëllumb Qazimi priti në takim dy përfaqësuese të televizionit slloven TV3. Ambasadori i përgëzoi për gatishmërinë e shprehur që përmes televizionit TV3 të përcillet për publikun slloven imazhi i Shqipërisë.

Ambasadori Pëllumb Qazimi merr pjesë në ngjarjen e Ditës Kombëtare të Brazilit, e cila këtë vit u organizua ndryshe nga më parë

Albanian

Në mbrëmjen e datës 7 shtator, nën drejtimin e Renato Mosca, ambasador i Brazilit në Slloveni, u organizua kremtimi i Ditës Kombëtare të Brazilit. Ngjarja e sivjetme u zhvillua si nderim për viktimat e pandemisë së Covid-19, meshë në katedralen e Shën Nikollës në Lubjanë.

Ambasadori Pëllumb Qazimi merr pjesë në veprimtarinë kushtuar të rinjve për të moshuarit, që zhvillohet në Škofja Loka

Albanian

Në datën 4 shtator, në Škofja Loka u organizua paneli kryesor i veprimtarisë të "Rinjtë për të moshuarit", pjesë e projektit evropian "Evropa për qytetarët", bashkëfinacuar nga programi evropian i Bashkimit Evropian për qytetarët. Pjesë e projektit prej dy vitesh janë 12 qytete nga vendet anëtare të BE-së dhe Shqipëria. Qyteti i Krujës është pjesëmarrëse në projekt.

Ambasadori Pëllumb Qazimi merr pjesë në takimin informues, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë

Albanian

Në datën 24 gusht, në Brdo, Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë organizoi takim informues me drejtuesit e Misioneve Diplomatike.

Ambasadori Pëllumb Qazimi pret në takim ambasadorin e ri të Hungarisë Andor Ferenc Dávid

Albanian

Në datën 12 gusht, ambasadori Pëllumb Qazimi ka pritur në takim prezantues Sh.T. Z. Andor Ferenc Dávid, ambasador i ri i Hungarisë në Slloveni.

Urime sipërmarrësve të rinj shqiptarë, Ylberit dhe Selimit

Albanian

Megjithë kufizimet e pandemisë së Covid-19, sipërmarrësit e rinj, Ylberi dhe Selimi nga Tetova guxojnë dhe çelin biznesin e tyre në Lubjanë. Falë investimit të tyre tashmë "Vero Moda" është edhe në kryeqytetin slloven.

Diplomaci ekonomike - Ambasadori Pëllumb Qazimi takohet me drejtorin e përgjithshëm të diplomacisë publike dhe ekonomike në MPJ të Sllovenise

Albanian

Në datën 16 korrik, ambasadori Pëllumb Qazimi ka zhvilluar takim me Iztok Grmek, drejtor i përgjithshëm në detyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë për diplomacinë publike dhe ekonomike.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
08:00 - 16:00