Në kuadër të ditës së diplomacisë ekonomike të Sllovenisë, Ambasadori Pëllumb Qazimi vizitoi Panairin Ndërkombëtar të Celjes, si dhe ishte pjesëmarrës në veprimtarinë që i kushtohej diplomacisë ekonomike.
Ai takoi një numër sipërmarrësish sllovenë, ndër ta edhe me kontribute konkrete në Shqipëri.
Gjithashtu, ambasadori u takua me sekretarin e Shtetit në MPJ sllovene, drejtuesin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, drejtorin e Postës Sllovene, etj.