Vizita u organizua në kuadrin e Presidencës sllovene të Këshillit të BE-së dhe në prag të disa mbledhjeve të rëndësishme të Këshillit të Evropës. Mazi u prit në takime nga zyrtarë të lartë në MPJ dhe në Asamblenë Kombëtare të Sllovenisë.
Kryenegociatori Mazi shprehu mirënjohjen e qeverisë shqiptare për vëmendjen e posaçme dhe mbështetjen e Sllovenisë ndaj procesit të zgjerimit dhe ndaj Shqipërisë në veçanti.