Gjatë takimit të punës ambasadori Pëllumb Qazimi dhe Lasič diskutuan mbi intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën ekonomike dhe në veçanti në sektorin bankar.
Si përherë, takim shumë miqësor me Janez Fajfar, kryetar i Bashkisë Bled. Ambasadori Pëllumb Qazimi dhe kryetari i Bashkisë diskutuan për bashkëpunimin e dobishëm me Ambasadën e Shqipërisë.
Ambasadori Pëllumb Qazimi e falënderoi bashkëbiseduesin për përfundimin me sukses të projektit të pullës së përbashkët postare Slloveni-Shqipëri. Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për konkretizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Postës Shqiptare dhe Postës Sllovene. Pulla e përbashkët pasqyron fushën e ekoturizmit në të dy vendet dhe në datën 22 dhjetor fillon përdorimi i saj si në Shqipëri ashtu edhe ne Slloveni. Ambasada së bashku me Postën Sllovene janë dakorduar për të vijuar bashkëpunimin edhe gjatë vitit 2022.
Në mbrëmjen e datës 9 dhjetor, Grupi Artistik i Shoqatës Kulturore Shqiptare "Migjeni" së bashku me Grupin Vokal "Kvali" prezantuan për publikun shqiptar në Celje këngë popullore dhe qytetare shqiptare. E ftuar ishte edhe këngëtarja e re me perspektivë Ariona Telaku. Koncerti u organizua falë bashkëpunimit të Shoqatës "Migjeni", Lubjanë me Shoqatën Kulturore Shqiptare "Besa" në Celje.
Në mbrëmjen e datës 5 dhjetor, Qendra Kulturore e Hebrenjve në Lubjanë, organizoi ceremoninë e ndezjes së qirinjve të Festivalit të të dritave të këtij viti - Hanukkah. Merrnin pjesë përfaqësues të organizatave të besimeve fetare në Slloveni, përfaqësues të trupit diplomatik, etj. I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe ambasadori Pëllumb Qazimi.
Në ditën e dytë të Forumit Ministerial BE-BP të çështjeve të brendshshme e të drejtësisë, organizuar në Brdo në kuadër të Presidencës sllovene të Këshillit të BE-së, u takuan ministrat e drejtësisë nga vendet e BP dhe drejtues të institucioneve të BE-së. Shqipëria u përfaqësua nga zëvendës ministja e Drejtësisë Adea Pirdeni.
Forumi ministerial u organizua në kuadrin e Presidencës sllovene të Këshillit të BE-së, i cili u fokusua në rritjen e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, ekstremizmit dhe menaxhimin e migracionit. Zëvendës ministri Lamallari ofroi për të pranishmit përvojën e Shqipërisë, arritjet dhe hapat në proces, duke nënvizuar rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit në kuadrin dypalësh e rajonal, si edhe me agjensi e institucione të BE-së.
Ambasadori Pëllumb Qazimi së bashku me Burim Nimani dhe Nahid Bejtullahi kanë diskutuar për veprimtaritë në vijim, duke marrë parasysh edhe kushtet e pandemisë së Covid-19. Fushat e veprimtarive të parashikuara për të ardhmen jane ato të ruajtjes së identitetit kulturor, mësimit të gjuhës shqipe me fëmijët, etj.