Articles

Shqipëria merr Kryesinë e Bordit Drejtues të Qendrës së Ekselencës për Financat - CEF

Albanian

Në datën 16 shkurt, ambasadori Pëllumb Qazimi u prit në takim nga Jana Repanšek, drejtore e CEF, Lubjanë. Nga muaji qershor 2022, Shqipëria merr Kryesinë njëvjeçare të Bordit Drejtues të Qendrës së Ekselencës për Financat - CEF. Kjo organizatë në mënyrë të vazhdueshme ka ofruar kontribut të vyer në fushat e menaxhimit të financave publike, politikave të taksave dhe administratës, sektorit bankar si edhe për lidership në menaxhimin e reformave. Shqipëria, krahas vendeve të tjera të Evropës Juglindore është përfituese e projekteve të ndryshme.

Ambasadori Pëllumb Qazimi ishte pjesëmarrës në ngjarjen kushtuar industrisë sllovene të mbrojtjes

Albanian

Në datën 15 shkurt, me pjesëmarjen e Ministrit të Mbrojtjes të Sllovenisë, Matej Tonin dhe me organizim të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Sllovenisë, u zhvillua në Lubjanë ekspozita e industrisë sllovene të mbrojtjes. Mernin pjesë drejtues të disa misioneve diplomatike në Slloveni. Në këtë ngjarje përveç prezantimit të produkteve të industrisë së mbrojtjes, u mundësua edhe bashkëbisedim dhe shkëmbim kontaktesh për bashkëpunime të mëtejshme gjatë viteve të ardhshme.

Vizitë e ambasadorit Pëllumb Qazimi në Qendrën Kulturore të Hebrenjve në Lubjanë

Albanian

Në datën 11 shkurt, ambasadori Pëllumb Qazimi vizitoi Qendrën Kulturore të Hebrenjve në Lubjanë, ku u prit në takim nga Robert Waltl, i cili është gjithashtu edhe drejtor i Miniteatrit të Lubjanës. U vlerësua bashkëpunimi shumë i mirë ndërmjet Ambasadës dhe Qendrës Kulturore të Hebrenjve në Lubjanë si dhe pjesëmarrja e Ambasadës në ngjarje të ndryshme të zhvilluara nga Miniteatri. Robert Waltl gjatë viteve të kaluara ka zbatuar projekte bashkëpunimi edhe me Teatrin Kombëtar në Tiranë.

Ambasadori Pëllumb Qazimi mori pjesë në takimin e Grupit të Vendeve Frankofone

Albanian

Gjatë takimit Florence Ferrari, Ambasadore e Francës në Slloveni, prezantoi prioritetet, si edhe programin e aktiviteteve të vitit 2022, në kuadër të grupit të vendeve frankofone.

Ambasadori Pëllumb Qazimi mori pjesë në pritjen e trupit diplomatik të organizuar nga autoritetet e larta sllovene

Albanian

Në përshëndetjet e Presidentit Borut Pahor dhe Kryeministrit Janez Janša u adresuan çështje të zhvillimeve të brendshme në Slloveni dhe ato të natyrës ndërkombëtare. Ndër të tjera, veçohet mbështetja që Sllovenia ofron për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ambasadori Pëllumb Qazimi mori pjesë në veprimtarinë e zhvilluar nga Ambasada franceze në Republikën e Sllovenisë

Albanian

Ambasadori Pëllumb Qazimi mori pjesë në veprimtarinë e zhvilluar nga Ambasada franceze në Republikën e Sllovenisë, në kuadër të kalimit të Presidencës së Këshillit të BE-së nga Sllovenia tek Franca në gjysmën e parë të vitit 2022.

Ambasadorja e Francës ndër të tjera ka bërë me dije se gjatë Presidencës franceze Ballkani Perëndimor do të ketë të njëjtën vëmendje, ashtu si edhe gjatë Presidencës sllovene.

Ambasadori Pëllumb Qazimi takohet me Polona Rifelj, sekretare shteti në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë

Albanian

Gjatë takimit janë shkëmbyer vlerësime lidhur me bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve, si edhe janë diskutuar rrugë për intensifikimin e mëtejshëm të tij. Temë diskutimi ka qenë edhe përshpejtimi i punës për finalizim të dokumenteve të bashkëpunimit dypalësh.

Ambasadori Pëllumb Qazimi u takua me Ali Velagić, përfaqësues i kompanisë sllovene Javna Razsvetljava D.D.

Albanian
Kompania në fjalë është e specializuar në fushën e ndriçimit publik dhe në fushën e zbatimit të projekteve “Smart City”.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
08:00 - 16:00