Articles

Ambasadori Pëllumb Qazimi takohet me Ambasadoren e Francës në Slloveni, Florence Ferrari

Albanian

Në datën 25 mars, ambasadori Pëllumb Qazimi është pritur në takim nga Florence Ferrari, ambasadore Francës në Slloveni.

Kolonel Edmond Voci prezantohet si Atashe i ri i Mbrojtjes i Shqipërisë në Slloveni

Albanian

Në datën 25 mars, Kolonel Edmond Voci u prezantua në Ministrinë e Mbrojtjes të Sllovenisë si atashe i ri i mbrojtjes, jo rezident, i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë.

Takim me ambasadorin e Gjeorgjisë

Albanian

Në datën 24 mars, ambasadori Pëllumb Qazimi ka zhvilluar takim me ambasadorin e Gjeorgjisë në Slloveni, Irakli Koplatadze. Çështjet kryesore të diskutuara kanë qenë zhvillimet dhe proceset integruese evropiane dhe euroatlantike në Ballkanin Perëndimor dhe në vendet e Partneritetit Lindor, si edhe ato të bashkëpunimit dypalësh.

Zhvillohet debati online "How Western are the Western Balkans? The path to Euro-Atlantic Integration"

Albanian

Debati u bashkëorganizua nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe Qendra për Perspektivë Evropiane në Slloveni. Gjatë debatit u ofruan kontribute nga MPJ e Sllovenisë, Mbretëria e Bashkuar, shoqëria civile në Maqedoninë e Veriut, etj.

Ambasada e Shqipërisë, ashtu si deri tani, do të vazhdojë bashkëpunimin me Klubin Ndërkombëtar të Grave në Lubjanë

Albanian

Në datën 8 dhjetor, Organizata Ndërkombëtare e Grave, SILA-IWCL, Lubjanë, organizoi takim virtual me drejtues e përfaqësues të përfaqësive diplomatike dhe të organizatave të ndryshme, ku presidentja e SILA-s, Lali S. Ilic, prezantoi projektet e organizatës për të ardhmen. Gjatë takimit ambasadori Pëllumb Qazimi përgëzoi SILA-n për angazhimin dhe përkushtimin në realizimin e një numër projektesh të natyrës humanitare, sociale, promovuese e të shkëmbimit të kulturave. Njëherazi, konfirmoi se Ambasada do të vazhdojë të jetë pjesë e projekteve të ardhshme të organizatës.

Zhvillohet në Lubjanë veprimtaria “Dita e Inovacionit 2020”

Albanian

Në datën 30 dhjetor, “Dita e Inovacionit 2020” në Lubjanë solli së bashku virtualisht mbi një mijë pjesëmarrës nga më shumë se pesëdhjetë vende. Pjesëmarrësit riafirmuan rolin qendror të kreativitetit për promovimin e zhvillimit ndërkombëtar dhe tranzicionit të gjelbërt, duke synuar paqe të qëndrueshme dhe siguri.

Diplomaci ekonomike-vijojnë kontaktet e takimet me kompani sllovene të interesuara për tregun e Shqipërisë

Albanian

Pavarësisht kufizimeve të shkaktuara nga pandemia e Covid-19, Ambasada ka vazhduar kontakte, shkëmbime informacioni dhe takime me përfaqësues të bisneseve sllovene të interesuara për të hyrë në tregun shqiptar. Gjatë muajve tetor-nëntor janë asistuar me informacionin e nevojshëm pesë kompani sllovene, të cilat kanë realizuar udhëtime biznesi në Shqipëri. Në datën 19 nëntor, në Ambasadë është pritur Bogdan Tončič, menaxher rajonal i kompaninë Alpina, e profilizuar në industrinë e këpucëve dhe e njohur në mbarë botën për produktet e saj në fushën e skiimit.

Ambasadori Pëllumb Qazimi merr pjesë në sesionin e 45-të të Bordit të Këshilltarëve të ITF-Fondi Ndërkombëtar i Besimit

Albanian

Në datën 17 nëntor, ambasadori Pëlumb Qazimi, në cilësinë e vëzhguesit, ishte pjesëmarrës në sesionin e 45-të online të Bordit të Këshilltarëve të ITF-Fondi Ndërkombëtar i Besimit. ITF, organizatë ndërkombëtare në fushën e sigurisë njerëzore vendosur në Lubjanë, prej dekadash është e angazhuar në fushën e sigurisë njerëzore në vende të ndryshme të botës. Punimet e sesionit u drejtuan nga kryetarja aktuale e bordit të këshilltarëve, Esen Altuğ, ambasadore e Turqisë.

Ambasadori Pëllumb Qazimi takohet online me sekretarin e shtetit Simon Zajc - në fokus bashkëpunimi dypalësh në fushën e turizmit

Albanian

Në datën 12 tetor, ambasadori Pëllumb Qazimi ka zhvilluar takim online me Simon Zajc, sekretar shteti në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë të Sllovenisë. Gjatë takimit janë shkëmbyer vlerësime për treguesit e këtij viti në fushën e turizmit në Shqipëri dhe në Slloveni. Po ashtu, është diskutuar për mënyrat e format e rimëkëmbjes në fushën e turizmit pas kufizimeve të shkaktuara nga pandemia e Covid-19. Të dy vendet janë duke punuar për nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi dypalësh në fushën e turizmit.

Libra shqip edhe për shqiptarët në Ptuj – Astrite Humski e angazhuar për këtë projekt

Albanian

Në datën 10 nëntor, ambasadori Pëlumb Qazimi i dorëzoi veprimtares shqiptare Astrite Humski tekstet e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, si dhe tekste ndihmëse për fëmijët shqiptarë me banim në Ptuj. Astritja është nga Gjakova e Kosovës, me banim në Ptuj të Sllovenisë dhe është drejtuese projektesh integruese për gratë shqipfolëse në Universitetin Popullor në Celje. Ajo së bashku me kolege të tjera shqiptare në këtë universitet po bëjnë një punë të lavdërueshme për integrimin e grave shqiptare në shoqërinë sllovene.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
08:00 - 16:00