
Ambasadori Pëllumb Qazimi më datë 10 qershor i paraqiti letrat kredenciale Sh.T. Z. Borut Pahor, President i Republikës së Sllovenisë. Ceremonia përkatëse u pasua nga një bisedë me Presidentin e Sllovenisë ku theksi u vu në bashkëpunimin dypalësh, mbështetjen ndaj Shqipërisë për marrjen e statusit kandidat në BE dhe zhvillimet rajonale. Ambasadori shoqërohej nga Znj. Elvira Isufi, ministër fuqiplotë në Ambasadën e Shqipërisë në Slloveni.