
Ambasada ishte pjesëmarrëse në Kranj Foto Fest të organizuar në Kranj, Slloveni. Thirrjes së hapur të konkursit ju përgjigjën 142 aplikantë nga 41 shtete të ndryshme. Konkurentët prezantuan punimet e tyre fotografike lidhur me temën ‘Izolimi-Liria’, duke promovuar në këtë mënyrë artin fotografik kontemporan.
Pjesëmarrës në aktivitet ishin përfaqësues të lartë të Bashkisë së Kranj-it, Ambasadës së Brazilit, Ambasadës së Hollandës, të artit në Slloveni, etj.
Ky ishte edicioni i parë i kësaj veprimtarie dhe çmimi i madh i konkursit u fitua nga Erjola Zhuka, fotografe shqiptare. Gjithashtu, një tjetër fotograf shqiptar, Bib Frrokaj, ishte pjesë e finalistëve.
Të gjithë finalistët do të prezantojnë punimet e tyre në ekspozita personale të vendosura në Kranj, deri më 30 shtator.