Veprimtari në Lubjanë kushtuar 30 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Slloveni

Në mbrëmjen e datës 30 maj, Ambasada e Shqipërisë organizoi në Lubjanë veprimtarinë "Le të tregojmë histori të vjetra shqiptaro-sllovene", kushtuar 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë. Merrnin pjesë një numër i madh ambasadorësh dhe diplomatësh të akredituar në Slloveni, politikanë, përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Sllovenisë, zëvendës kryetari i Bashkisë Lubjanë, kryetari i Bashkisë Bled, njerëz të kulturës, gazetarë, miq sllovenë si edhe përfaqësues e drejtues të shoqatave shqiptare në Slloveni.
Veprimtaria u hap me dy këngë, një shqiptare dhe një sllovene dhe mandej përshëndetën ish ministrat e jashtëm, Ilir Boçka (online) dhe Dimitrij Rupel, të cilët në datën 10 mars 1992 nënshkruan në Lubjanë marrëveshjen dypalëshe të vendosjes të marrëdhënieve diplomatike.
Gjatë këtij takimi u prezantuan 10 ngjarje të lidhjeve e kontakteve njerëzore ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë, të cilat mbulonin një periudhë prej gjashtë shekujsh. Folësit ishin njohës ose trashëgimtarë të autorëve pjesë e këtyre ngjarjeve. Ato përfshinin botimet e para sllovene dhe shqiptare të autorëve Primož Trubar, 1550 dhe Gjon Buzuku me Mesharin e tij, 1555, kontributet e albanologëve sllovenë, historinë e familjeve të vjetra fisnike shqiptare, histori nga periudha e Luftës së Parë e të Dytë dhe pas Luftës së Dytë Botërore deri në ditët tona. Ngjarjet e prezantuara tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve, madje nxitën interesin e tyre, pasi deri tani kanë qenë shumë pak të evidentuara e të njohura apo edhe të pa zbuluara. Të pranishmit i përshëndeti ambasadori Pëllumb Qazimi.
Kjo ngjarje pati edhe mbulim nga Televizioni Publik i Sllovenisë.

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00