Priten në Ambasadë fitues shqiptarë të çmimeve ndërkombëtare në fushën e arkitekturës

Në datën 6 maj, janë pritur në Ambasadë Ada Lushi dhe Erazmia Gjikopulli, përfaqësuese të StudioArch4, Tiranë. BIG SEE, Lubjanë - platformë ndërkombëtare e promovimit të arritjeve në fushën e arkitekturës, ka vlerësuar me çmime fituese StudioArch4 për vitin 2020 dhe vitin 2022. Projektet fituese, tashmë të zbatuara janë: për vitin 2020 - Shkolla "Servete Maçi", Tiranë; për vitin 2022 - Kopshti i fëmijëve "Lidhja e Prizrenit", Kamëz dhe Restoranti "Le Bazel", Tiranë. Kështu, StudjoArch4, ku janë punësuar arkitektë të rinj, vlerësohet me çmime ndërkombëtare në mesin e projekteve të tjera në garë nga vende të Evropës Juglindore, Evropës Qendrore dhe shumë më gjerë. Ambasada, ashtu si edhe më parë është inkurajuese dhe përkrahëse e të gjithë ngjarjeve dhe garave ndërkombëtare ku të rinjtë janë kontribues dhe pjesëmarrës. Urime StudioArch4, Tiranë, për arritjet dhe përfshirjen në historinë e çmimeve të BIG SEE.

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00