Gjurmë lidhjesh ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë

Në datën 6 prill, ambasadori Pëllumb Qazimi priti në takim znj.Alenka Adamič. Takimi i kushtohej babait të saj, Bojan Adamič i cili në vitin 1947 ka përvojën e tij në Shqipëri. Bojan Adamič është kompozitor, dirigjent, dhe fotograf slloven. Nga maji deri në gusht të vitit 1947 ai ka vizituar Shqipërinë, ku ka organizuar e drejtuar një numër koncertesh. Alenka si bijë e tij, është shumë krenare për kontributin e dhënë nga i jati në Shqipëri, pavarësisht se 75 vite më parë. Ambasada e Sllovenisë në Tiranë, në muajin maj do të organizoj aktivitet në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë kushtuar figurës së Bojan Adamič. Ndërkohë Ambasada e Shqipërisë në Lubjanë do të përfshijë historinë e Bojan Adamič në një veprimtari të sajën me rastin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë.

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00