Vizitë e ambasadorit Pëllumb Qazimi në Qendrën Kulturore të Hebrenjve në Lubjanë

Në datën 11 shkurt, ambasadori Pëllumb Qazimi vizitoi Qendrën Kulturore të Hebrenjve në Lubjanë, ku u prit në takim nga Robert Waltl, i cili është gjithashtu edhe drejtor i Miniteatrit të Lubjanës. U vlerësua bashkëpunimi shumë i mirë ndërmjet Ambasadës dhe Qendrës Kulturore të Hebrenjve në Lubjanë si dhe pjesëmarrja e Ambasadës në ngjarje të ndryshme të zhvilluara nga Miniteatri. Robert Waltl gjatë viteve të kaluara ka zbatuar projekte bashkëpunimi edhe me Teatrin Kombëtar në Tiranë. Ambasadori i dhuroi mikpritësit një kopje të librit me autor Profesor Shaban Sinani "Albanians and Jews, the Protection and Salvation", ku në mënyrë të qartë e shkencore evidentohet roli i shqiptarëve në mbrojtjen dhe shpëtimin e hebrenjve para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00