Ditën Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Ambasada e Polonisë në Slloveni dhe Qendra Kulturore e Hebrenjve në Lubjanë organizuan shfaqjen e dokumentarit “Midwife”, kushtuar Stanislawa Leszczynska, një mami polake e burgosur në kampin e Auschwitz II, e cila në mënyrë të jashtëzakonshme ka ndihmuar lindjen e rreth 3000 bebeve në kushtet e tmerrshme të kampit.
Të pranishmit i përshëndeti edhe Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor.
Në përfundim u organizua edhe një debat lidhur me rëndësinë e ruajtjes së memories historike dhe mesazhit që përcjell kjo ditë mbarëbotërore.
Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe ambasadori Pëllumb Qazimi.

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00