Pritet në Ambasadë Eno Peçi

Pritet në Ambasadë Eno Peçi, balerin dhe koreograf i njohur shqiptar.
 
Ai është bashkuar me Operën Shtetërore të Vjenës në vitin 2000, duke qenë balerini i parë shqiptar që performon live në Vjenë. Ndërkohë, në vitin 2009 ai ka filluar edhe karrierën në koreografi.
 
Në datën 11 nëntor, në Lubjanë, Eno Peçi, së bashku me koreografët Leo Mujić dhe Jakopo Godani, do të venë në skenë veprën “Strune- Strings”. Eno Peçi prezantohet me pjesën “Angel”, me muzikë të kompozitorit Alban Berg.
 

Eno Peçi dhe koreografia e tij janë prezantuar në një numër shtetesh si Austri, Shqipëri, Kosovë, Gjermani, Luksemburg, Hungari, Zvicër, Rusi, Itali, Japoni, etj. Ndërsa si balerin ai ka qenë i pranishëm në shumë skena të botës.
 
Mos harroni në mbrëmjen e datës 11 nëntor të ndiqni Premierën në Teatrin SGN të Operas dhe Baletit Lubjanë.

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00