Inagurohet në Lubjanë projekti "Cukrarna"

Rafineria e sheqerit e gati dy shekujve më parë dhe që për një kohë të gjatë ka pasur funksione të ndryshme dhe, më së fundi e rënuar, pas një pune tre vjeçare është kthyer në qendër e rëndësishme arti dhe kulture.
 
Projekti nuk ka rëndësi vetëm për Lubjanën dhe Slloveninë por shumë më gjerë. Në inagurimin e këtij projekti të madh, mernin pjesë Presidenti i Asamblesë Kombëtare, Igor Zorčič, Kryetari i Bashkisë Lubjanë, Zoran Janković dhe autoritete të tjerë.
 
Ceremonia e inagurimit u shoqërua me një grup ekspozitash ndërkombëtare titulluar "Mrekullia e Kujtesës". Në njërën nga ekspozitat prezantohet me projekt të tij edhe Adrian Paci, artist shqiptar nga Shkodra me banim në Itali.
 
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ambasadori Pëllumb Qazimi.

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00