
Ambasadori Pëllumb Qazimi, së bashku me bashkëshorten Fatbardha Qazimi, organizuan një takim lamtumire në respekt të Ambasadorit të Brazilit, Renato Mosca De Souza dhe bashkëshortes së tij, Luciana Duarte Paiva Arantes.
Me këtë rast, së bashku me kolegë të tjerë ambasadorë, u shprehën vlerësime të larta për kolegun brazilian me rastin e përfundimit të misionit të tij në Slloveni.