
Ambasada ishte e pranishme në takimin e organizuar nga klubi ndërkombëtar i grave SILA-IWCL.
Në takim, morën pjesë kryetari i Bashkisë së Lubjanës, Zoran Janković, përfaqësues të Ambasadave, si dhe anëtarë të klubit, të cilët diskutuan mbi logjistikën dhe organizimin e panairit të përvitshëm të SILA-s.
Ky panair, pjesë e të cilit marrin pjesë një numër i konsiderueshëm Ambasadash, ka në fokus prezantimin e produkteve tradicionale të vendeve të ndryshme dhe shitjen e tyre, me qëllim mbledhjen e fondeve për bamirësi. Këtë vit, panairi pritet të mbahet në 16 tetor në qendër të Lubjanës.
Ashtu si edhe gjatë viteve të tjera, Ambasada e Shqipërisë do të jetë pjesëmarrëse në këtë veprimtari humanitare, ku do të prezantojë produkte “Made in Albania”.