
Vizita në Kantinën e verës TURN në Krško ishte një mundësi e mirë për njohjen nga afër të punës dhe arritjeve të një biznesi të vogël të suksesshëm në Slloveni.
Drejtori i kantinës Jure Grubar dhe drejtuesja e marketingut Katarina Simončič prezantuan arritjet e kompanisë, mënyrën e bashkëpunimit me fermerët, prodhimet e verës, etj. Kuptimplotë ishte shpjegimi i çdo lloj vere bazuar në tregues historikë dhe kulturorë të zonës.
Ambasadori Pëllumb Qazimi krahas falënderimit për vizitën, ka sjellë në vëmendje vlerat e shkëmbimit e përdorimit të përvojave më të mira në fushën e biznesit dhe pse jo, edhe krijim e shfrytëzim të mundësive për hyrjen e produkteve të kompanisë në tregun shqiptar.