
Në datat 2 dhe 3 shtator, në kuadër të Presidencës sllovene të Këshillit të BE-së, u organizua konferenca kushtuar sigurisë kibernetike. Shqipëria u përfaqësua nga Vilma Tomco, drejtore e përgjithshme e Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, si edhe përfaqësues të institucioneve të tjera.
Në panelin e sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor, zonja Tomco prezantoi arritjet, problemet, sfidat në këtë fushë, si edhe nevojën e bashkëpunimit në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.
Në konferencë ishte i pranishëm edhe ambasadori Pëllumb Qazimi.