
Ambasadori Pëllumb Qazimi mori pjesë në debatin e organizuar nga Qendra për Perspektivë Evropiane lidhur me të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike dhe prioritetet e Presidencës sllovene të Këshillit të BE-së në këtë aspekt.
Forcimi i marrëdhënieve transatlantike u vlerësua si nevojë bazuar në lidhjet historike dhe kulturore të partneritetit transatlantik, duke marrë parasysh vlerat e përbashkëta të demokracisë, shtetin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe tregun e lirë.
Ndër të tjera u theksua edhe rëndësia e bashkëpunimit me rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke veçuar fushën e sigurisë kibernetike.