Ambasador Qazimi merr pjesë në Konferencën “Slovenian pre-Presidency”

Ambasadori Pëllumb Qazimi mori pjesë në Konferencën “Slovenian pre-Presidency”, që u bashkëorganizua nga Qendra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare (CIR), Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Shoqata e Studimit të Politikave Ndër-Evropiane (TEPSA).
 
Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Anže Logar, dhe Sekretari i Shtetit, Gašper Dovžan, në fjalët e tyre theksuan prioritetet e Presidencës sllovene të Këshillit të BE-së. Ndër të tjera, ata nënvijëzuan rëndësinë gjeostrategjike të zgjerimit të BE-së me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
 
Zgjerimi i BE-së me këto vende do të jetë një nga prioritetet dhe temat me theks të veçantë gjatë Presidencës sllovene. 

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00