Ambasadori Pëllumb Qazimi pret në takim studjuesin Peter Štoka

Në datën 22 qershor, ambasadori Pëllumb Qazimi priti në takim studjuesin Peter Štoka, tashmë të njohur jo vetëm ndër shqiptarët e Sllovenisë për kontributin e tij të pashoq e të çmuar në gjurmimin, evidentimin dhe publikimin e dëshmive të hershme shqiptare në Istrian sllovene dhe më gjerë. Përmes punës së tij kërkimore dhe shkencore ai ka tërhequr vëmendjen e studjuesve dhe jo vetëm, lidhur me praninë e familjeve të vjetra fisnike shqiptare ndër shekuj në Koper e gjetkë. Për më shumë se pesë vite, duke bashkëpunuar me Shoqatën Kulturore Shqiptare "Iliria", Koper, ai është bërë mik i çmuar i shqiptarëve dhe që nuk është ndalur në punën e tij hulumtuese me gjetje dhe vepra të rëndësishme në fushën e albanologjisë. Së fundi, ai ndihet krenar dhe i lumturuar për zbulimin e botimit të vitit 1706 në latinisht kushtuar Papës Shqiptar, Papa Klementit XI. Ky botim është nënshkruar nga klerikët e lartë shqiptarë të asaj periudhe në Shkup, Shkodër, Durrës, Lezhë, Janinë, etj. Ky zbulim përfaqëson një projekt tjetër të tij për të ardhmen e afërt. Së shpejti pritet edhe botimi në gjuhën shqipe i librit të tij të fundit për familjet e vjetra fisnike shqiptare në Istria.

Urime dhe faleminderit studjuesit dhe mikut të shqiptarëve Peter Štoka!

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00