Të dielën, në mbrëmjen e datës 21 qershor, ambasadorët e Shqipërisë, Francës, Turqisë, Spanjës, Rumanisë së bashku me drejtues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe kryetarin e Bashkisë Kranj, u ngjitën në lartësinë e Shën Josht në rrethinat e qytetit. Pas ngjitjes të lodhshme malore, ata shijuan perëndimin e diellit dhe bukuritë e natyrës sllovene.