Në pasditen e datës 19 qershor, ambasadorët e Shqipërisë, Francës, Rumanisë, Serbisë, Zvicrës dhe Përfaqësimit të Komisionit Evropian në Slloveni iu bashkuan veprimtarisë humanitare të lundrimit me kajak në lumin Ljubljanica të Lubjanës. Veprimtaria, si çdo vit u organizua nga Shoqata humanitare "Hiša Sonca - Shtëpia e Diellit". Të ardhurat e grumbulluara destinohen për fëmijët në nevojë, si për kërkesat bazë të jetesës, ashtu edhe për pushimet e tyre verore.