Në datën 11 qershor, ashtu si vitet e mëparshme, ambasadori Pëllumb Qazimi së bashku me kolegë ambasadorë, ishte i pranishëm në veprimtarinë e përvitshme të Ditës Diplomatike, organizuar nga Bashkia Škofja Loka. Të pranishmit u njohën me vlerat historike, kulturore dhe të trashëgimisë të qytetit, si dhe me arritjet më të fundit në fushën e arsimit e të kujdesit për të moshuarit. Kryetari i Bashkisë të qytetit, Tine Radinja dhe Miha Ješe, koordinator për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mik i ambasadorëve shoqëruan të pranishmit gjatë gjithë veprimtarisë.