Articles

Ambasadori Pëllumb Qazimi takon drejtorin e ITF-Enhancing Human Security, Tomaž Lovrenčič.

Albanian

Ambasadori Pëllumb Qazimi zhvilloi takim me drejtorin e ITF-Enhancing Human Security, Tomaž Lovrenčič.
 
Ambasadori falënderoi ITF për projektet tashmë të përmbushura dhe ato në vijim në fushën e sigurisë njerëzore në Shqipëri.
 
Më tej, bashkëbisedimi u fokusua në gjetjen e donatorëve për financimin e projekteve të planifikuara për vitin 2021 e më tej në Shqipëri.
 
ITF është organizatë ndërkombëtare me kontribute të dukshme të sigurisë njerëzore në Ballkanin Perëndimor, Lindjen e Mesme, Azi, Amerikën Latine, etj.
 

Ambasadori Qazimi zhvillon takim me drejtorin e përgjithshëm të MPJ sllovene

Albanian

Ambasadori Pëllumb Qazimi zhvilloi një takim me Jernej Müller, drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë. 
Dy bashkëbiseduesit diskutuan dhe shkëmbyen mendime për një numër çështjesh me interes të përbashkët.
Ndër të tjera ata diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe prioritetet e programin e Presidencës sllovene të Këshillit të BE-së gjatë gjysmës së dytë të vitit 2021.

Ambasadori Qazimi merr pjesë në sesionin e 46-të të Bordit Këshillues të ITF-Enhancing Human Security

Albanian

Ambasadori Pëllumb Qazimi mori pjesë në sesionin e 46-të të Bordit Këshillues të ITF-Enhancing Human Security, i cili u zhvillua nën drejtimin e Tomaž Lovrenčič, drejtor i kësaj organizate ndërkombëtare.
Në këtë sesion, të cilin e përshëndeti edhe Ministri i Jashtëm slloven Anže Logar, u prezantua raporti vjetor për vitin 2020, si dhe u diskutuan projektet e parashikuara për vitin 2021.

Ambasadori Pëllumb Qazimi takohet me kryetarin e Bashkisë Bled Janez Fajfar

Albanian

Ambasadori Pëllumb Qazimi zhvilloi një takim miqësor me kryetarin e Bashkisë Bled Janez Fajfar.
U diskutua bashkëpunimi në fushën e turizmit dhe projekte të përbashkëta të promovimit të imazhit të Shqipërisë, gjatë vitit në Bashkinë Bled, e cila përfaqëson një ndër asetet turistike më të vyera të Sllovenisë në botë.

Ambasador Qazimi pret në takim homologen turke Aylin Taşhan

Albanian

Ambasadori Pëllumb Qazimi priti në një takim kortezie Ambasadoren e sapoemëruar të Turqisë në Slloveni, Aylin Taşhan.
Ndër të tjera, gjatë bashkëbisedimit u theksuan bashkëpunimi dhe marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, si dhe u shpreh gatishmëria për intensifikimin e mëtejmë të tyre.

Dorëzohen tekste në gjuhën shqipe për shkollën fillore Jakoba Aljaža

Albanian

Në përgjigje të kërkesës së shkollave fillore sllovene, Ambasada i dorëzoi shkollës fillore sllovene Jakoba Aljaža, në Kranj, tekste në gjuhën shqipe. 

Këto tekste do të jenë në lehtësim të mësimit edhe të gjuhës sllovene dhe integrimit më të mirë të nxënësve shqiptarë.

Ndërkohë, Ambasada është në komunikim edhe me shkolla të tjera të arsimit fillor në Slloveni. 

Ambasadori Pëllumb Qazimi takohet me Ambasadoren e Francës në Slloveni, Florence Ferrari

Albanian

Në datën 25 mars, ambasadori Pëllumb Qazimi është pritur në takim nga Florence Ferrari, ambasadore Francës në Slloveni.

Kolonel Edmond Voci prezantohet si Atashe i ri i Mbrojtjes i Shqipërisë në Slloveni

Albanian

Në datën 25 mars, Kolonel Edmond Voci u prezantua në Ministrinë e Mbrojtjes të Sllovenisë si atashe i ri i mbrojtjes, jo rezident, i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë.

Takim me ambasadorin e Gjeorgjisë

Albanian

Në datën 24 mars, ambasadori Pëllumb Qazimi ka zhvilluar takim me ambasadorin e Gjeorgjisë në Slloveni, Irakli Koplatadze. Çështjet kryesore të diskutuara kanë qenë zhvillimet dhe proceset integruese evropiane dhe euroatlantike në Ballkanin Perëndimor dhe në vendet e Partneritetit Lindor, si edhe ato të bashkëpunimit dypalësh.

Zhvillohet debati online "How Western are the Western Balkans? The path to Euro-Atlantic Integration"

Albanian

Debati u bashkëorganizua nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe Qendra për Perspektivë Evropiane në Slloveni. Gjatë debatit u ofruan kontribute nga MPJ e Sllovenisë, Mbretëria e Bashkuar, shoqëria civile në Maqedoninë e Veriut, etj.

Pages

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00