Articles

Ambasador Pëllumb Qazimi merr pjesë në ditën diplomatike të organizuar nga Bashkia e Škofja Loka-s

Albanian

Ambasadori mori pjesë në ditën diplomatike organizuar nga Bashkia e qytetit Škofja Loka.
 
Mikëpritësit, Tine Radinja dhe Miha Ješe, përmes një programi të mirëorganizuar prezantuan për ambasadorët vlerat dhe pasuritë historike, kulturore dhe shoqërore të qytetit.
 
Qyteti Škofja Loka është shembulli më i mirë i bashkëpunimit me turpin diplomatik në Slloveni.
 
Po ashtu, ky qytet prej disa vitesh ka vendosur bashkëpunim edhe me qytetin e Krujës. 

Ambasador Qazimi merr pjesë në Konferencën “Slovenian pre-Presidency”

Albanian

Ambasadori Pëllumb Qazimi mori pjesë në Konferencën “Slovenian pre-Presidency”, që u bashkëorganizua nga Qendra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare (CIR), Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Shoqata e Studimit të Politikave Ndër-Evropiane (TEPSA).
 
Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Anže Logar, dhe Sekretari i Shtetit, Gašper Dovžan, në fjalët e tyre theksuan prioritetet e Presidencës sllovene të Këshillit të BE-së. Ndër të tjera, ata nënvijëzuan rëndësinë gjeostrategjike të zgjerimit të BE-së me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
 

Qazimi takim me Kovač, këshilltar i Kryeministrit të Sllovenisë

Albanian

Ambasadori Pëllumb Qazimi zhvilloi takim me Igor Kovač, këshilltar i Kryeministrit të Sllovenisë. 
 
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime e vlerësime për pritshmëritë e Sllovenisë lidhur me prioritetet e Presidencës së Këshillit të BE-së, por edhe për pritshmëritë e Shqipërisë për fillimin e negociatacve të anëtarësimit në BE.
 
Gjithashtu, u diskutua edhe për bashkëpunimin dypalësh, si dhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
 

Ambasadori Pëllumb Qazimi takohet me kryetarin e Bashkisë Slovenska Bistrica Ivan Żagar.

Albanian

Ambasadori Pëllumb Qazimi u takua me kryetarin e Bashkisë Slovenska Bistrica, Ivan Żagar.
Ambasadori u njoh me informacion rreth zhvillimeve aktuale në këtë bashki. Ndërkohë, dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për binjakëzim të mundshëm me një bashki në Shqipëri, si edhe për mundësinë e organizimit të një veprimtarie diplomatike në Slovenska Bistrica.

Ambasadori Qazimi pritet në takim nga Sovinc

Albanian

Ambasadori Pëllumb Qazimi u prit në një takim nga drejtorja e Departamentit të Zgjerimit dhe Evropës Juglindore në MPJ të Sllovenisë, Aleša Sovinc.
 
Takimi u fokusua tek çështje me interes të përbashkët të të dy vendeve në planin diplomatik dhe ekonomik, integrimi evropian i Shqipërisë, si dhe Presidenca sllovene e Këshillit të BE-së.
 
Sllovenia mbetet një mbështetëse e fortë e integrimit të Shqipërisë në BE dhe zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor do të jetë një prioritet kyç gjatë Presidencës sllovene.

Ambasada merr pjesë në SILA- Garden Summer Lunch

Albanian

Ambasada mori pjesë në aktivitetin “Garden Summer Lunch” të organizuar nga Klubi Ndërkombëtar i Grave SILA-IWCL.
 
Ky aktivitet është një traditë e SILA-IWCL dhe të ardhurat e grumbulluara shërbejnë për organizimin e aktiviteteve të bamirësisë.
 
Ambasada nëpërmjet pranisë së saj në këtë aktivitet, shprehu edhe një herë mbështetjen për SILA-IWCL dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në projektet në vazhdim.

Ambasada i dorëzon shkollës fillore OŠ Toneta Čufarja tekste në gjuhën shqipe

Albanian

Në vijim të angazhimit të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Slloveni, për pajisjen e shkollave sllovene me literaturë shqip, Ambasada i dorëzoi shkollës fillore OŠ Toneta Čufarja, Jesenice, tekste në gjuhën shqipe. 
 
Integrimi i fëmijëve shqiptarë në shoqërinë sllovene është një prioritet kyç, prandaj mbetemi të përkushtuar për vijimin e komunikimeve dhe shpërndarjen e materialeve të tjera studimore të gjuhës amë në shkollat sllovene. 

Ambasadori Pëllumb Qazimi viziton kompaninë DAT-CON.

Albanian

Ambasadori Pëllumb Qazimi vizitoi kompaninë DAT-CON.
 
Në takimin e zhvilluar me drejtuesin e kompanisë Stane Palaskan u diskutua për projekte që deri tani kompania ka zbatuar në Shqipëri në sektorë të ndryshëm të sigurisë, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në të ardhmen.

Ambasadori Qazimi takim me homologen franceze Florence Ferrari

Albanian

Ambasadori Pëllumb Qazimi zhvilloi takim me ambasadoren e Francës Florence Ferrari. 
 
Gjatë takimit ambasadorët shkëmbyen informacione dhe diskutuan mbi përfundimet dhe mesazhet e Samitit të Brdo-Brijunit për mbështetjen e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.
 
Gjithashtu, takimi u fokusua tek pritshmëritë e fillimit të bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Shqipëria merr Presidencën e Nismës Adriatiko-Joniane/ ESAIR

Albanian

Shqipëria mori Presidencën e Nismës Adriatiko-Joniane/ ESAIR për periudhën 1 qershor 2021- 31 maj 2022.
Simboli i Presidencës i është dorëzuar nga autoritetet sllovene ambasadorit Pëllumb Qazimi në përfundim të Forumit të 6-të të AII/EUSAIR, që u zhvillua në Slloveni.

Pages

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00