Nusret Jashari, menaxher futbolli dhe veprimtar shqiptar me banim në Slloveni, së fundi përmes një akti fisnik ka dhënë një kontribut kuptimplotë për shkollën “Naim Frashëri”, në vendlindjen e tij, Negotinë e Pollogut në Maqedoninë e Veriut. Në kushtet e pandemisë së Covid-19, që ka prekur mbarë botën, jo të gjithë nxënësit e vendlindjes së tij, e kanë patur mundësinë të ndjekin shkollën online. Ai në komunikim me drejtorin e shkollës, ka blerë dhe dërguar 34 IPAD për përdorim nga nxënësit që e kanë patur nevojë të menjëhershme një gjë të tillë.