Articles

Takim me dy artistët shqiptarë me emër ndërkombëtar, Ilir Kerni dhe Eno Peçi

Albanian

Pas përfundimit të premierës “Strune” në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Lubjanë, datë 11 nëntor, ku Eno Peçi u prezantua me koreografinë e pjesës “Angel”, ishte kënaqësi takimi me dy balerinët- ambasadorë të vërtetë të kombit shqiptar.
 
Ilir Kerni- Nder i Kombit, dhe Eno Peçi, balerinë dhe koreografë të njohur ndërkombëtarisht bëjnë krenarë jo vetëm artistët, por në tërësi publikun shqiptar. Ata janë vlerësuar me çmime e tituj kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Ambasadori Pëllumb Qazimi merr pjesë në tryezën e rrumbullakët kushtuar të Ardhmes së Evropës “V4+Slovenia”

Albanian

Ambasadori Pëllumb Qazimi mori pjesë në tryezën e rrumbullakët kushtuar të Ardhmes së Evropës “V4+Slovenia”.
 
Veprimtaria u bashkëorganizua nga Universiteti “Nova Univerza” dhe Ambasada e Hungarisë në Slloveni, me folës nga katër vendet e grupit të Vishegradit dhe Sllovenia.
 
U diskutuan sfidat dhe prioritetet me të cilat përballet Evropa, si edhe zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, Partneriteti Lindor, etj.

Ambasadori Pëllumb Qazimi takim me ambasadorin e Brazilit

Albanian

Ambasadori Pëllumb Qazimi priti në një takim kortezie ambasadorin e sapoemëruar të Brazilit në Slloveni, Eduardo Prisco Paraiso Ramos. 
 
Bashkëbiseduesit diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, si dhe marrdhëniet me Slloveninë. Gjithashtu, në bisedën e tyre ata u ndalën tek zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor.

Trupi diplomatik pritje me rastin e 30 vjetorit të Pavarësisë së Sllovenisë dhe Presidencës së dytë sllovene të Këshillit të BE-së.

Albanian

Trupi diplomatik organizoi pritje me rastin e 30 vjetorit të Pavarësisë së Sllovenisë dhe Presidencës së dytë sllovene të Këshillit të BE-së.
 
Të ftuar nderi ishin autoritetet e larta sllovene, Presidenti i Republikës, Presidenti i Asamblesë Kombëtare, Presidenti i Këshillit Kombëtar dhe Ministri i Punëve të Jashtme.
 
Pas fjalës së hapjes të Nuncit Apostolik në Slloveni, të pranishmit i përshëndeti presidenti Borut Pahor. Ai bëri thirrje për forcimin e unitetit të BE-së, duke veçuar ndër të tjera integrimin sa më të shpejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pritet në Ambasadë Eno Peçi

Albanian

Pritet në Ambasadë Eno Peçi, balerin dhe koreograf i njohur shqiptar.
 
Ai është bashkuar me Operën Shtetërore të Vjenës në vitin 2000, duke qenë balerini i parë shqiptar që performon live në Vjenë. Ndërkohë, në vitin 2009 ai ka filluar edhe karrierën në koreografi.
 
Në datën 11 nëntor, në Lubjanë, Eno Peçi, së bashku me koreografët Leo Mujić dhe Jakopo Godani, do të venë në skenë veprën “Strune- Strings”. Eno Peçi prezantohet me pjesën “Angel”, me muzikë të kompozitorit Alban Berg.
 

Kremtohet Dita e Reformimit të Sllovenisë

Albanian

Në mbrëmjen e datës 29 tetor, në Krško, u kremtua Dita e Reformimit të Sllovenisë, me praninë edhe të autoriteteve të larta, Presidentit, Kryeministrit dhe Presidentit të Këshillit të Shtetit.
 
Në mesin e shekullit të 16-të u shkruajt libri i parë në gjuhën letrare sllovene, duke i hapur rrugë konsolidimit gjuhësor, identitetit kulturor dhe atij kombëtar.
 
Të sillet në vëmendje se gati në të njëjtën periudhë është shkruar edhe libri i parë në gjuhën shqipe, "Meshari" i Gjon Buzukut (1555). Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe ambasadori Pëllumb Qazimi.

Ambasadori Pëllumb Qazimi zhvillon takim me Boris Bergant

Albanian

Ambasadori Pëllumb Qazimi priti në një takim Boris Bergant, konsulent kryesor i Unionit Evropian të Transmetimit.

Shkëmbim i frytshëm mendimesh e vlerësimesh për marrëdhëniet Shqipëri-Slloveni gjatë tre dekadave të fundit, por edhe më parë.

Ekzistojnë një sërë burimesh dhe treguesish që konfirmojnë lidhje e bashkëpunim midis dy popujve tanë në fushat e kulturës, gazetarisë, etj.

Boris Bergant prej një periudhe të gjatë mban kontakte bashkëpunimi me Radio Televizionin Shqiptar.

Kremtohet në Slovenj Gradec 76 vjetori i Kombeve të Bashkuara dhe 30 vjetori i Pavarësisë së Sllovenisë

Albanian

U kremtua në Slovenj Gradec 76 vjetori i Kombeve të Bashkuara dhe 30 vjetori i Pavarësisë së Sllovenisë.
 
Ceremonia u zhvillua në Slovenj Gradec, qytet slloven i shpallur Qytet Lajmëtar i Paqes i Kombeve të Bashkuara para 32 viteve. Ndërsa Sllovenia u bë anëtare e OKB-së në vitin 1992.
 
Pjesëmarrësit në ceremoni i përshëndeti Presidenti i Republikës së Sllovenisë Borut Pahor, i cili vuri theksin te multilateralizmi, solidariteti e bashkëpunimi.
 

Ambasada merr pjesë në veprimtarinë ndërkombëtare të bamirësisë ''SILA-IWCL Bazaar''

Albanian

Në datën 16 tetor, Ambasada mori pjesë në veprimtarinë ndërkombëtare të bamirësisë ‘SILA- IWCL Bazaar’ të organizuar nga SILA - International Women's Club Ljubljana

Banka e Sllovenisë kremton 30 vjetorin e krijimit

Albanian

Banka e Sllovenisë kremtoi 30 vjetorin e krijimit të saj. 
 
Krijimi i bankës “Banka Slovenije” daton më 25 qershor 1991, ditën kur Sllovenia u deklarua shtet i pavarur.
 
Ceremoninë e përshëndeti edhe presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor. Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe ambasadori Pëllumb Qazimi

Pages

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00