Sllovakia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Sllovaki, e cila të zbatohet nga ora 12:00 e datës 26.02.2022. Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në lidhje me fluksin masiv të të huajve në Sllovaki, të arratisur nga lufta në Ukrainë. Tashmë qeveria është në gjendje të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për këtë qëllim në bazë të ligjit të ndryshuar që u miratua një ditë më parë.

Ndërkohë, gjendja apo emergjenca që është shpallur më herët në lidhje me pandeminë është ende në fuqi. Sllovakia do të dhurojë materiale ushtarake me vlerë 2.6 milionë euro dhe materiale në pronësi të Administratës së Rezervave Materiale Shtetërore me vlerë 8.405 milionë euro, vendosi qeveria gjatë seancës së saj të së shtunës. Siç specifikoi ministri i Mbrojtjes Jaroslav Naď, Sllovakia do të dërgojë në Ukrainë 10 milionë litra naftë, 2,4 milionë litra karburant aviacioni dhe 12,000 copë municione 120 mm. Ndihma është në vlerë prej rreth 11 milionë euro në total.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ventúrska 277/16,
811 01 Bratislava

Slovak Republic

Tel / Fax

Tel: 004212 638 100 50
Emergency call:
00421 904 801 391

E-MAIL

embassy.bratislava@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00