Shenjterohet "Nene Tereza"

Nënë TEREZA (Agnes Gonxhe Bojaxhiu, 1910-1997). Misionare katolike e përkushtuar ndaj të varfërve, të sëmurëve dhe nevojtarëve. Lindi në Shkup më 26 gusht 1910 në një familje katolike shqiptare të vendosur atje nga Shkodra. Mësimet e para i mori në një shkollë të Shkupit dhe në moshën 18-vjeçare iu dorëzua urdhrit fetar katolik Loreto. U largua nga Shkupi në shtator 1928 dhe u bë murgeshë në Dublin të Irlandës.

Në nëntor u vendos dhe shërbeu në Kalkutë (Indi), ku bëri betimin si motër e Loretos dhe mori emrin Tereza. Pasi kreuspecializimin si anëtare e urdhrit Loreto, dha mësim në shkollën e këtij urdhri në Kalkutë dhe më 1937 u bë drejtoreshë e shkollës. Më 17.08.1948 u largua nga urdhri Loreto dhe veshi uniformën e saj të re të Sari-t (e bardhë me shirita blu) dhe filloi misionin për t’u shërbyer “më të varfërve të të varfërve me gjithë zemër dhe pa interes”; po atë vit mori dhe shtetësinë indiane. Në v. 1950, me miratimin e Selisë së Shenjtë, N.T. themeloi “Urdhrin e Bamirësisë” dhe filloi të kujdeset për të sëmurët nga gërbula (lebra). N.T. me mirësinë, humanizmin dhe përkushtimin e saj bëri për vete mijëra vajza dhe gra të gatshme për sakrifica të mëdha njerëzore, që përkujdeseshin edhe për të sëmurët me sëmundje ngjitëse të rënda. Në shkurt 1953, së bashku me 26 misionare të saj, hapën në Kalkutë “shtëpinë e Nënës” dhe më 1960 shtëpinë e parë për të varfrit jashtë Kalkutës.

Kjo u pasua nga hapja e shtëpive të tilla në qytete të tjera të Indisë dhe jashtë saj. Më 1965 “Urdhri i Bamirësisë” tërhoqi vëmendjen e Vatikanit, që e mori në varësi të drejtpërdrejtë. Me shërbimet e saj humanitare Nënë Tereza u bë gruaja më e admiruar në opinionin botëror dhe u nderua me shumë çmime e shpërblime të larta, si "Padma Shri" (Urdhri i Lotusit) nga Presidenti i Indisë (1962), Shpërblimi "Për Mirëkuptimin Ndërkombëtar" nga Kryeministri i Indisë Xh. Nehru (1972), "Çmimi i Parë për Përparim në Fe" nga qeveria britanike (1973) dhe Çmimi Nobel i Paqes (1979). Të gjitha përfitimet morale e materiale nga këto çmime dhe shpërblime i përdori në mbështetje të veprimit të saj humanitar në gjithë botën. "E di që jemi një pikë në oqeanin e mjerimit e të vuajtjes njerëzore, por nëse s'do të ishim ne, mjerimi dhe vuajtjet do të ishin edhe më të mëdha", shprehej ajo. Deri në v.1990 N.T. kishte hapur 456 qendra në më shumë se 100 vende të botës.

N.T. mundi të vijë për herë të parë në Shqipëri më 15.08.1989, për të bërë homazhe në varret e nënës dhe motrës së saj të varrosura në Tiranë; vizitoi Shqipërinë edhe në dhjetor 1990, mars e qershor 1991, gusht 1992, prill 1993 (me Papa Gjon Palin II), shtator–tetor 1994 dhe qershor 1995. Misioni i saj në Shqipëri u hap më 1991; po këtë vit kërkoi dhe mori pasaportën shqiptare. Në v. 1996 u dekorua me Urdhrin "Nderi i Kombit". N.T. vdiq më 5 shtator 1997 dhe u varros në Kalkutë. Dy vjet më vonë, në korrik 1999, Papa Gjon Pali II dha leje të posaçme që N.T. të hynte në procedurën e shenjtërimit. Për këtë qëllim u krijua dhe një komision dioqezian. Një raport prej 35.000 faqesh për jetën e N.T., si pjesë e procesit të shenjtërimit të saj, u dërgua në Vatikan nga Kalkuta. Në tetor 2003 Papa Gjon Pali II organizoi një ceremoni të madhe në Vatikan për lumturimin e N.T. Me këtë rast Vatikani botoi një biografi të shkurtër të N.T., që fillon me një pohim të saj të v. 1995: "Me gjak jam shqiptare, me shtetësi jam indiane dhe

Adresa

Ambasada Shqiptare
Venturska 16; 811/01,
Bratislava Slovak Republic

Tel / Fax

Tel: 004212 638 100 50
Tel: 004212 638 100 48
Emergency call:
00421 904 801 391
Fax: 004212 544 135 25

E-MAIL

embassy.bratislava@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00