Articles

Spanjë, mbahet Forumi për Mesdheun, Xhaçka: Vëmendja e BE ndaj rajonit, pozitive për zhvillimin

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Znj. Olta Xhaçka, mori pjesë në Forumin e Gjashtë Rajonal të Bashkimit për Mesdheun, që u mbajt në Barcelonë, më 29 nëntor 2021. Takimi i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës, u bashkëkryesua nga i Përfaqësuesi i Lartë i KE për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell. 
Ministrja Xhaçka vlerësoi se Bashkimi për Mesdheun mbetet forum i dialogut politik, i trajtimit të platformave e projekteve të bashkëpunimit në shumë fusha. 

Ministrja Xhaçka uron Ditën e Flamurit: Shqipëria sot, një shtet modern

Albanian

Me rastin e Ditës së Flamurit, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka uruar të gjithë shqiptarët duke shpërndarë një video në rrjetet sociale. 
Në video renditen disa nga arritjet më të mëdha të Shqipërisë ndër vite si: anëtarësimi në NATO, kryesimi i OSBE-së, sigurimi i një vendi jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara etj. 
"109 vjet pavarësi! Gëzuar ditën e Flamurit Shqipëri", shkruan ministrja përkrah videos. 
Një urim me rastin e 109-vjetorit, ka ardhur edhe nga Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Antony J. Blinken. 

Konferenca e Përgjithshme e UNESCO, Xhaçka: Përfshirja e Kosovës, domosdoshmëri për një bashkëpunim rajonal më efikas

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në sesionin e 41-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO, i cili përkoi me 75-vjetorin e krijimit të kësaj organizate.
Ministrja Xhaçka vlerësoi kontributin që Shqipëria jep në sistemin e OKB-së, teksa konfirmoi se vendi ynë mbështet reformat e ndërmarra nga UNESCO, për modernizimin dhe transformimin strategjik të saj. 
Ministrja Xhaçka solli edhe një herë në vëmendjen e të gjithë vendeve anëtare të organizatës, çështjen e anëtarësimit të Kosovës, mbështetur në parimin e gjithëpërfshirjes. 

Shqipëria vijon të përmbushë të gjitha kriteret për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare

Albanian

Komisioni Evropian prezantoi sot komunikimin e vitit 2021 mbi Politikën e Zgjerimit të BE së bashku me raportet vjetore, një ushtrim tashmë i përvitshëm që vlerëson progresin e vendeve të zgjerimit dhe rekomandon nxitjen e reformave të lidhura me agjendën e anëtarësimit në BE.

Xhaçka në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian: Vonesat në integrimin e rajonit cënojnë besueshmërinë e BE

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian, ku ka folur lidhur me raportin e progresit të KE. 
“Nuk është si e lexon raportin qeveria apo opozita, por është fakti që ky raport konfirmon qartë progresin e arritur gjatë vitit të fundit në plotësimin e të gjithë kushteve për fillimin e negociatave të anëtarësimit.

Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi, Xhaçka: Vazhdimi i dialogut, e vetmja mënyrë për të ecur përpara

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë. 
Ministrja Xhaçka theksoi se vazhdimi i dialogut është e vetmja mënyrë për të ecur përpara në frymën e bashkëpunimit. 
Sipas saj, Shqipëria është e angazhuar në mënyrë të pakthyeshme në këtë drejtim, në përpjekjet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe.

Nju Jork, Xhaçka takon Evarist Bartolo: Marrëdhënia Shqipëri-Maltë, drejt një epoke të re bashkëpunimi

Albanian

Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me homologun e saj maltez, Evarist Bartolo. 
Dy ministrat e jashtëm shkëmbyen mendimet e tyre lidhur me agjendat e vendeve përkatëse në OKB, veçanërisht sa i përket anëtarësisë sonë të ardhshme në Këshillin e Sigurimit. 

OKB, Ministrja Xhaçka takon Sekretarin e Përgjithshëm: Parandalimi, motivi i diplomacisë shumëpalëshe në çdo fushë

Albanian

Në vijim të “Javës së diskutimeve të Nivelit të Lartë”, të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, dhe delegacioni shqiptar, në përbërje të të cilit ishin Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. 

Official visit to Slovakia of Chief Negotiator Zef Mazi

Albanian

During his official visit to Bratislava on 29 July 2021, the Chief Negotiator Zef Mazi had meetings with PMs from the European Affairs Committee and Parliamentary Albanian-Slovak Friendship Group, Mr. Martin Klus, State Secretary of the Slovak MEFA and representatives of the think tanks, academic life and civil society.  Mr. Mazi updated them with the current status of reforms and complete fulfilment of conditions by Albania.

Ballkani Perëndimor - një rajon kyç në rajon: mbështetje e perspektivës evropiane të Shqipërisë me bashkëpunimin të mëtejshëm.

Albanian

Ambasadorja Enkeleda Mërkuri u prit më 12 Korrik 2021 nga Sekretari i Shtetit nw Ministria e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane e Republikës së Sllovakisë z. Martin Klus.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ventúrska 277/16,
811 01 Bratislava

Slovak Republic

Tel / Fax

Tel: 004212 638 100 50
Emergency call:
00421 904 801 391

E-MAIL

embassy.bratislava@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00