Articles

Ministrja Xhaçka: Gjatë 2021, ridimensionuam politikën e jashtme dhe imazhin e Shqipërisë në botë

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, në pritjen tradicionale të fundvitit me Trupin Diplomatik, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama,  theksoi se 2021 ishte një vit shumë i mirë për diplomacinë shqiptare. 

Londër, Ministrja Xhaçka në takimin me homologë të rajonit: Ballkani i Hapur, nismë gjithëpërfshirëse

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, organizuar në Londër me ftesë të Sekretares britanike për Punët e Jashtme, Elizabeth Truss, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të lartë të BE, SHBA e Britanisë së Madhe, Lajcak, Eskobar dhe Sir Peach.
Ministrja Xhaçka u shpreh se mbështetja e aleatëve të Ballkanit Perëndimor vjen si një sinjal mbështetjeje të vazhduar për rajonin dhe si një garanci që rajoni do të vazhdojë të avancojë në rrugën e integrimit Euro-Atlantik.

Xhaçka takon ekipin përfaqësues të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit: Mundësi unike për promovimin e interesave të shqiptarëve në botë

Albanian

Gjatë vizitës së saj në SHBA, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me ekipin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit. 
Ministrja Xhaçka theksoi se mandati në Këshillin e Sigurimit do t'i japë Shqipërisë mundësinë për t'u dëgjuar e për të kontribuar në platformën më të rëndësishme të politikës globale. 

Takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjensisë për Energjinë dhe Inovacionin

Albanian

Ambasadorja Enkeleda Merkuri zhvilloi një takim të frytshëm me Drejtorin e  Përgjithshëm të SIEA - Agjensisë për Energjinë dhe Inovacionin, Peter Blaskovic. Fokusi i bashkëbisedimit ishte vendosja e bashkëpunimeve me homologët shqiptarw në këto dy fusha me interes të vecantë për ekonomitë tona, ndarja e praktikave dhe eksperiencave më të mira në këtë drejtim, shkëmbimi i vizitave në nivel drejtuesish e ekspertësh, si dhe  përgatitja e projekteve të përbashkëta në të ardhmen

Meeting with Mr. Marian Kery, Chairman of the Foreign Policy Committee in the Slovak National Council

Albanian

Ambassador Enkeleda Merkuri had an interesting exchange of views with Mr. Marian Kery, Chairman of the Foreign Policy Committee in the Slovak National Council. The role of Parliamentary Diplomacy in strengthening the bilateral cooperation and Slovak support to the fully integration of Albania in EU were at the focus of our today discussion.

Takim me studentët shqiptarë në ambientet e Ambasadës e RSH në Bratislavë.

Albanian

Nje mbrëmje plot interes me studentët shqiptarë në ambientet e Ambasadës e RSH në Bratislavë. Ambasadorja Mërkuri, duke uruar mirëseardhjen shprehu kënaqësinë e saj për rikthimin në traditën e bukur të mbledhjeve të rregullta në Përfaqësi, aq më tepër që ky takim përkon me fillimin e muajit Nëntor, duke hapur siparin e aktiviteteve të “Nëntorit Shqiptar”. Këtë herë përvec të rinjve që jetojnë e studiojnë në Sllovaki, merrnin pjesë edhe studentë shqiptarë që kanë përfituar nga program Erasmus, të nënshkruara së fundmi mes institucioneve akademike shqiptare me ato sllovake.

When pictures speak louder than words - Exhibition: "Albania - close and yet unknown"

Albanian

Ambasada në Bratislavë, në bashkëpunim me Bashkinë Stare Mesto Bratislavë, organizoi një ekspozitë fotografike, me foto të ndryshme nga destinacionet më të njohura turistike shqiptare, nisur nga Alpet madhështore e deri tek bregdeti mahnitës i Adriatikut e Jonit.

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë Enkeleda Merkuri takohet me Kryetaren e Komitetit Parlamentar për Cështjet Evropiane Vladimira Marcinkova

Albanian

Ambasadorja Enkeleda Merkuri është pritur në një takim nga Vladimira Marcinkova (Za ľudí), Kryetare e Komitetit Parlamentar për Cështjet Evropiane në Parlamentin e Republikës Sllovake.
Përmes një bashkëbisedimi të hapur e miqësor, Ambasadorja vlerësoi në vecanti rolin e Diplomacisë Parlamentare në inkurajimin e mëtejshëm të bashkëpunimit e shkëmbimeve dypalëshe, si dhe mirënjohjen e saj për mbështetjen e vendosur e të vazhdueshme të Sllovakisë përgjatë proceseve integruese të Shqipërisë në BE.

Ministeriali i NATO, Xhaçka: Ballkani Perëndimor, të përfshihet në konceptin strategjik të Aleancës

Albanian

Ministrja e Punëve të Jashtme, Znj. Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në format të Ministrave të Punëve të Jashtme, takim ky i cili po zhvillohet në Riga, Letoni, me pjesëmarrjen e Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe Sekretarit të Përgjithshem të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në ndërhyrjen e saj, Ministrja për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Znj. Olta Xhaçka nënvizoi rëndësinë e veçantë të integrimit të plotë Euroatlantik. 

Xhaçka në Ministerialin e NATO-s: Ballkani Perëndimor, shembull konkret i angazhimit shumëpalësh

Albanian

Pak orë përpara fillimit të takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s që këtë vit mbahet në Letoni, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në forumin me temë “Perspektiva e NATO-s drejt vitit 2030 dhe më tej”. 
Në këtë Ministerial marrin pjesë gjithashtu edhe Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Antony Blinken dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. 

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ventúrska 277/16,
811 01 Bratislava

Slovak Republic

Tel / Fax

Tel: 004212 638 100 50
Emergency call:
00421 904 801 391

E-MAIL

embassy.bratislava@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00