Articles

Ministeriali i OSBE, Ministrja Xhaçka: Të bashkojmë forcat për t’i qëndruar pranë Ukrainës në këto momente kritike

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e posaçëm në nivel ministror të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, që u mbajt në Vjenë.
Ministrja Xhaçka theksoi se sulmi kundër Ukrainës është një krim dhe se Rusia do të mbajë përgjegjësinë e plotë për pasojat e tmerrshme të këtyre sulmeve.
Sipas saj, përgjigja e shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe e komunitetit ndërkombëtar në tërësi, duhet të jetë e prerë, e koordinuar dhe me pasoja të menjëhershme.

Ministrja Xhaçka prezanton sanksionet e Shqipërisë ndaj Rusisë: Gati të ofrojmë ndihma në materiale ushtarake dhe spitalore për Ukrainën

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në një deklaratë për mediat, prezantoi paketën e sanksioneve të ndërmarra nga qeveria shqiptare ndaj Rusisë.
Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria i është bashkuar paketës së masave shtrënguese të ndërmarra nga BE dhe se aktualisht po punohet për hartimin e bazës ligjore për zbatimin tyre. Sipas saj, këto masa kanë karakter individual dhe ekonomik.

Sulmet e Rusisë, Ministrja Xhaçka: Shqipëria e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka folur rreth situatës së krijuar si pasojë e luftës që Rusia ka nisur ndaj Ukrainës, gjatë ndërhyrjes së saj në seancën parlamentare.
Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria dënon aktin e agresionit rus dhe e konsideron atë jo vetëm një akt kundër Ukrainës, por dhe kundër themeleve të rendit dhe sigurisë ndërkombëtare.
Sipas saj, kjo situatë e paprecedentë i jep peshë rolit të Shqipërisë si anëtar i Këshillit të Sigurimit – organizmit të ngarkuar me ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Sulmet e Rusisë, Ministrja Xhaçka: Shqipëria e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka folur rreth situatës së krijuar si pasojë e luftës që Rusia ka nisur ndaj Ukrainës, gjatë ndërhyrjes së saj në seancën parlamentare.
Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria dënon aktin e agresionit rus dhe e konsideron atë jo vetëm një akt kundër Ukrainës, por dhe kundër themeleve të rendit dhe sigurisë ndërkombëtare.
Sipas saj, kjo situatë e paprecedentë i jep peshë rolit të Shqipërisë si anëtar i Këshillit të Sigurimit – organizmit të ngarkuar me ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Deklaratë për Median e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme

Albanian

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagon pas deklaratave të bëra sot nga Ministri i Jashtëm Rus Sergei Lavrorv. Më poshtë deklarata e plotë e MEPJ:
“MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TASS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federates Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit.”

SHBA, Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit të OKB, ngjarje me rëndësi historike për Shqipërinë

Albanian

Në vijim të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Rama mori pjesë në pritjen e organizuar në New York, me rastin e fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, një ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes kombeve.

Covid-19 - Përditësim i rregullave të hyrjes në Sllovaki nga data 4 shkurt 2022

Albanian

Covid-19: Nga 4 shkurti ndryshon regjimi pas mbërritjes nga jashtë, karantina për personat e pavaksinuar do të reduktohet në pesë ditë pas mbërritjes në Sllovaki dhe llogaritet pesë ditë pas mbërritjes, pra data e mbërritjes + 5 = data e ditës së fundit të karantinës.

Xhaçka mban fjalën e parë në Këshillin e Sigurimit: Zero tolerancë ndaj hakmarrjeve kundër grave aktiviste

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka mbajtur fjalimin e parë në Këshillin e Sigurimit, në takimin për Gratë, Paqja dhe Siguria. 
Ministrja Xhaçka u shpreh se çështja Gratë, Paqja dhe Siguria është prioriteti kryesor i agjendës së Shqipërisë për dy vitet e ardhshme. 
Sipas saj, do të ishte e pafalshme nëse gratë përjashtohen nga përpjekjet që synojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. 

Ministrja Xhaçka niset drejt SHBA-ve, merr pjesë në debatin e hapur në Këshillin e Sigurimit

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është nisur drejt SHBA, për të marrë pjesë në debatin e hapur në Këshillin e Sigurimit me temë Gratë, Paqja dhe Siguria. Debati zhvillohet në nivel ministror dhe do të fokusohet tek dhuna ndaj grave për shkak të angazhimit të tyre në proceset e paqes dhe sigurisë.

“Ukraina”, mbledhje e jashtëzakonshme e MPJ të NATO-s, Xhaçka: Mbështesim dialogun me Rusinë pa u lëkundur në parimet tona

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e  jashtëzakonshëm online të Këshillit të Atlantikut të Veriut, në format të Ministrave të Punëve të Jashtme. 
Në fokus të takimit ishte diskutimi rreth pozicionimit të forcave ushtarake të Rusisë në dhe rreth Ukrainës dhe çështje më të gjera të sigurisë evropiane.
Në ndërhyrjen e saj, Ministrja Xhaçka nënvizoi rëndësinë strategjike të unitetit dhe kohezionit të vendeve të NATO-s përballë sfidave aktuale për sigurinë evropiane.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ventúrska 277/16,
811 01 Bratislava

Slovak Republic

Tel / Fax

Tel: 004212 638 100 50
Emergency call:
00421 904 801 391

E-MAIL

embassy.bratislava@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00