Ambasadorja Enkeleda Merkuri priti Nënkryetaren e Gjykatës Supreme të Republikës së Sllovakisë Znj. Andrea Moravčíková

Ambasadorja Enkeleda Merkuri priti në ambientet e Përfaqësise Nënkryetaren e Gjykatës Supreme të Republikës së Sllovakisë Znj. Andrea Moravčíková (9 mars 2022). Tema kryesore e takimit ishte vendosja e bashkëpunimit në shkëmbimin e informacionit gjyqësor, diskutimi i zhvillimit aktual të gjyqësorit në të dy vendet, por edhe diskutimi i kushteve për përzgjedhjen e gjyqtarëve apo reforma në drejtësi. Ambasadorja Merkuri dhe Nënkryetarja Moravčíková ndanë mendimin mbi rëndësinë e trajnimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, veçanërisht në të drejtën evropiane. Në takim u trajtuan gjithashtu rekomandimet në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në BE në fushën e drejtësisë dhe shtetit të së drejtës, ku Zëvendëspresidentja e Gjykatës së Lartë shprehu vullnetin e saj për të bashkëpunuar dhe shkëmbyer me Shqipërinë eksperiencën e aderimin e Sllovakisë në BE.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ventúrska 277/16,
811 01 Bratislava

Slovak Republic

Tel / Fax

Tel: 004212 638 100 50
Emergency call:
00421 904 801 391

E-MAIL

embassy.bratislava@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00