Shërbime të Ambasadës

Ambasada në Riad kryen shërbimet konsullore në përfaqësi për shtetasit e shteteve si më poshtë, si dhe për shqiptarët në këto shtete:
1. Mbretëria e Arabisë Saudite,
2. Mbetëria e Bahreinit.
3. Sulltanati i Omanit
4. Republika e Jemenit
A. Gjeni bashkelidhur sherbimet konsullore dhe legalizimi i dokumentave
B. REGJIMI I VIZAVE PËR SHTETASIT SHQIPTARË
1. Informacioni që jepet në tabelën bashkëlidhur është vetëm orientues, sipas të dhënave më të fundit që disponon MPJ.
Shtetasit para se të udhëtojnë duhet të kontaktojnë me përfaqësinë më të afërt të vendit destinacion për t’u informuar për kushtet e hyrjes e daljes në këtë vend. MPJ nuk është përgjegjëse për ndryshime ose pasaktësi në informacionin e dhënë.
2. Për vendet ku shtetasit nuk kanë nevojë për vizë afatshkurtër (shih në tabelë kolonën “Vizë Afatshkurtër”), informacioni “Përfaqësia ku aplikohet” jepet për rastet nëse ata do të kenë nevojë të kërkojnë vizë qëndrimi (vizë e ngjashme me atë tipit 3).
Bashkëlidhur tabela me vendet përkatëse
C. REGJIMI I VIZAVE PËR SHTETASIT E HUAJ:
Regjimi i vizave për të huajt përcaktohet në bazë të Ligjit, 108/13, “për të huajt”, dhe VKM, 513/13, “për trajtimin e të huajve”, i ndryshuar:
1) Hyjnë pa vizë në Shqipëri:
a) Të huajt që kanë një vizë të vlefshme Schengen, me shumë kalime, e cila është përdorur më parë në një nga vendet e zonës Schengen, ose që kanë një leje të vlefshme qëndrimi në një nga vendet e zonës Schengen;
b) Të huajt që kanë një vizë të vlefshme të SHBA ose të Mbretërisë së Bashkuar, me shumë kalime, e cila është përdorur më parë në një nga këto vende, ose kanë leje të vlefshme qëndrimi në SHBA ose në Mbretërinë e Bashkuar.
2) Të huajt nga Arabia Saudite, Bahreini, Omani, Bjellorusia, Gjeorgjia, Katari, Rusia, Kina dhe Tajlana, mund të hyjnë në Shqipëri pa viza afatshkurtër (tipi C) për motive turizmi në periudhën 1 Prill – 31 Tetor 2018;
3) Viza D e qëndrimit është e nevojshme për të huajt që do të qëndrojnë në Shqipëri më shumë se 90 ditë gjatë një periudhe gjashtëmujore (90/180 ditë) dhe që do të kërkojnë pranë organeve të migracionit leje qëndrimi;
4) Bashkëlidhur gjeni tabelën me regjimin e specifikuar të vizave për secilin vend të huaj.
5) Të huajt nga vende që nuk janë përfshirë në tabelë kanë nevojë për vizë para se të udhëtojnë në Shqipëri dhe aplikimet mund t’i paraqesin në përfaqësinë më të afërt nga vendi i tyre i origjinës ose rezidencës
D. Bashkëlidhur Formulari i aplikimit për vizë E. Bashkëlidhur informacioni lidhur me vendet ku nuk sugjerohet udhëtimi

Adresa

Ambasada Shqiptare
Diplomatic Quarter, Al Fazari Plaza, Unit No. G16
P.O.Box 94 004, Riyadh 11693

Tel / Fax

Tel. +966 11 281 6535
Fax. +966 11 281 6536

E-MAIL

embassy.riyadh@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00