Ministri Bushati shtron darkë iftar për besimtarët myslimanë

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shtron darkë iftar për besimtarët myslimanë
 
Më 27 qershor 22016, në respekt dhe nderim të muajit të shenjtë të Ramazanit, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka shtruar për të tretin vit radhazi, një darkë iftar, duke e kthyer tashmë këtë festë të shenjtë në një traditë të mirëfilltë. Ishin të ftuar dhe morën pjesë në këtë darkë përveç përfaqësuesve të komunitetit mysliman edhe përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri.
Në fjalën e tij me këtë rast, Ministri Bushati theksoi se: “Në vendin tonë, është traditë festimi i muajit të shenjtë të Ramazanit, krahas festimit të Krishtlindjes, Pashkëve apo festës së Hashures. Kjo tregon qartë diçka që të parët tanë e kanë mëkuar në shekuj: tolerancën dhe vëllazërinë ndërfetare, gjithnjë në shërbim të identitetit kombëtar”.
“Shqipëria mbase nuk është vend i pasur materialisht, por pasuria jonë shpirtërore e shprehur nëpërmjet mozaikut të besimeve fetare, mund dhe duhet të jetë vlerë e shtuar edhe për shoqëritë e vendeve të BE-së, ku ne synojmë të anëtarësohemi” – ka vijuar Ministri Bushati, i cili ndër të tjera ka nxjerrë në pah se si si bashkësi të ndryshme fetare, kanë jetuar dhe jetojnë krahas njëra-tjetrës në vendin tonë, duke bërë që harmonia ndërfetare të jetë si një lajtmotiv që përshkon historinë e vetë shtetit shqiptar dhe shqiptarëve. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Diplomatic Quarter, Al Fazari Plaza, Unit No. G16
P.O.Box 94 004, Riyadh 11693

Tel / Fax

Tel. +966 11 281 6535
Fax. +966 11 281 6536

E-MAIL

embassy.riyadh@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00