Ministri Bushati në Suedi

Ministri Bushati në Suedi: reforma në drejtësi, prioritet kryesor për integrimin, por dhe për qytetarin shqiptar e thithjen e investimeve
 
13 Janar 2018, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, gjatë vizitës në Suedi pati një takim me Kryetaren e Komisionit për BE-në parlamentin suedez, Karin Enström.
 
Të dy bashkëbiseduesit i kushtuan vëmendje të veçantë procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, duke ndarë mendimin për rëndësinë që ka politika e zgjerimit në vendet e rajonit të Ballkanit dhe procesin e reformave në të. Ministri Bushati shprehu mirënjohjen për mbështetjen e qëndrueshme të Suedisë, përfshirë parlamentin suedez, për procesin  e zgjerimit në një kohë kur BE po përballet me sfida të shumta dhe serioze. Znj. Enström rikonfirmoi qëndrimin suedez për anëtarësimin e rajonit, përfshirë Shqipërinë, në Bashkimin Evropian bazuar në mëritë dhe plotësimin e kritereve për këtë qëllim.
 
Në kuadër të vizitës në Suedi, Ministri Bushati zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë dhe Migracionit, Lars Westbratt.
 
Ministri Bushati e njohu Sekretarin e Shtetit Westbratt me ecurinë e reformave përafruese me BE, duke u ndalur veçanërisht në reformën në drejtësi, si prioritet kryesor jo vetëm në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë, por dhe për qytetarin shqiptar dhe thithjen e investimeve të huaja në vend. "Shqipëria po zbaton një reformë gjithëpërfshirëse të drejtësisë që adreson mangësitë e deritanishme në lidhje me pavarësinë, llogaridhënien, efikasitetin dhe profesionalizmin e sistemit të drejtësisë. Zbatimi i legjislacionit tashmë në fuqi po zhvillohet me një ritëm të qëndrueshëm, si dhe po punohet për zbatimin e procesit të vetingut në të gjitha nivelet", vuri në dukje Ministri Bushati.
 
Bashkëbiseduesit ndanë mendime në lidhje me krizën migratore dhe impaktin e saj, si dhe vlerësuan bashkëpunimin mes dy vendeve për frenimin e fenomenit të azil-kërkimit. 
Ministri Bushati zhvilloi edhe një takim me Sekretaren e Shtetit për zhvillimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, Ulrika Modeer, si dhe me Sekretarin e Shtetit pë​r BE-nëdhe tregtinëOscar Stenström.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Diplomatic Quarter, Al Fazari Plaza, Unit No. G16
P.O.Box 94 004, Riyadh 11693

Tel / Fax

Tel. +966 11 281 6535
Fax. +966 11 281 6536

E-MAIL

embassy.riyadh@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00