Memorandum Mirëkuptimi me Kompaninë ajrore saudite FLYNAS

Në vijim të takimeve dhe ftesës së Ambasadorit të RSH-së në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Sami Shiba, adresuar kompanisë së fluturimeve ajrore saudite  FLYNAS, për të shqyrtuar mundësinë e  investimit në Shqipëri, Shefi Ekzekutiv i kësaj kompanie, Bander Al-Mohanna, në 18-20 Prill 2019, zhvilloi një vizitë në Shqipëri, në të njejtën kohë me vizitën e delegacionit të biznesmenëve sauditë.
 
Pas takimeve me Kryeministrin Rama dhe Ministren Balluku, u nënshkrua edhe Memorandumi i Mirëkuptimit midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kompanisë FLYNAS, i cili i hap rrugë operimit në Shqipëri të kësaj kompanie. Kompania parashikon që të operojë me fluturime direkte Riad-Tiranë dhe anasjelltas brenda këtij viti, me qëllim shtrirjen edhe në destinacione të tjera. Operimi i kësaj kompanie në Shqipëri, krahas lehtësimit të transportit dhe uljes së kostos së udhëtimit për shtetasit shqiptarë, pritet të ndikojë në rritjen numrit të turistëve dhe investitorëve sauditë dhe rajonalë në vendin tonë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Diplomatic Quarter, Al Fazari Plaza, Unit No. G16
P.O.Box 94 004, Riyadh 11693

Tel / Fax

Tel. +966 11 281 6535
Fax. +966 11 281 6536
Nr. i emergjences : +966501905586
966532405751

E-MAIL

embassy.riyadh@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00