Mbreti Salman mirepret Kryeministrin Rama

Vizita zyrtare e Kryeministrit të Shqipërisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite
 
Kryeministri dhe, njëherësh, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, i Republikës së Shqipërisë, ShTZ. Edi Rama, me ftesë të Madhërisë së Tij, Mbretit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud, zhvilloi një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, në datat 5-7 Shkurt 2019. Mbreti Salman mirëpriti vizitën e Kryeministrit të Shqipërisë dhe delegacionin që e shoqëronte, ndërsa Kryeministri Rama shprehu falenderimin për ftesën, mikëpritjen dhe kënaqësinë e tij për vizitën në Arabinë Saudite. Mbreti Salam dhe Kryeministri Rama, gjithashtu, morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të dy Marrveshjeve, atë mbi Shmangien e Taksimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal, dhe atë mbi Shërbimet Ajrore, si dhe të Memorandumit të Mirëkuptimit për Bashkëpunimin në Fushën e Turizmit
 
Në vazhdim të vizitës, Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëroi, pati takime të veçanta me:

  • Dr. Majid Al Qasabi, Ministër i Tregtisë dhe Investimeve,

Në takim me Ministrin AlQasabi ishte edhe Dr. Ibrahim Al-Omar, Presidenti i Autoritet të Përgjithshëm Saudit të Investimeve, (SAGIA), në rang Ministri,   

  • Princ Badr bin Abdullah Al Farhan, Ministër i Kulturës, 
  • Dr. Ahmed Agil Al-Khateeb, President i Komisionit Saudit për Turizmin dhe Trashëgiminë Kombëtare, njëherësh President i Fondit Saudit për Zhvillim dhe President i Autoritet Saudit për Industrinë Ushtarake, si dhe Këshilltar i Princit të Kurorës, në rang Ministri,
  • M Saad Alaiban, Ministër Shteti dhe Shef i Kabinetit të Princit të Kurorës, 
  • Dr. Yasir Othman Al-Rumayyan, President i Fondit Publik Saudit të Investimeve, në rang Ministri,
  • Zv.Presidentin e Këshillit të Dhomave të Tregtisë, Muneer Mohammed Nasser Bin Saad, dhe disa anëtarë të Bordit drejrtues të Këshillit të Dhomave,

 
Gjithashtu, Kryeministri, Edi Rama pati një takim edhe më investitorë të njohur sauditënë Këshillin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Arabisë Saudite.  Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama, krahas prezantimit të mundësive, potencialeve  dhe legjislacionit favorizues që Shqipëria ofron për investitorët e huaj, shprehu gadishmëri për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare me Arabinë Saudite. Pas prezantimit të bërë nga Ministri jonë i Ekonomisë dhe Financave, Znj. Anila Denaj, KM Rama iu përgjigj edhe pyetjeve të investitorëve.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Diplomatic Quarter, Al Fazari Plaza, Unit No. G16
P.O.Box 94 004, Riyadh 11693

Tel / Fax

Tel. +966 11 281 6535
Fax. +966 11 281 6536

E-MAIL

embassy.riyadh@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00