Marrëdheniet midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Sauditë

MARRËDHËNIET NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
DHE MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE
Marrëdhëniet diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite janë vendosur më 02 dhjetor 1992. Marrëdhëniet politike mes dy vendeve konsiderohen si shumë të mira.
Që nga hapja e përfaqësisë së Republikës së Shqipërisë në Riad, është punuar në drejtim të intensifikimit të marrëdhënieve politike, forcimit të dialogut politik, thellimit të bashkëpunimit ekonomik, rritjes së shkëmbimeve tregtare, rritjes së investimeve saudite në Shqipëri, si dhe plotësimit të kornizës ligjore të bashkëpunimit me Mbretërinë e Arabisë Saudite.
Ndërmjet të dy vendeve ka shkëmbime vizitash të niveleve të ndryshme, kryesisht nga pala jonë: Kryeministri, dy herë Kryetarët e Kuvendit, dy herë Ministrat e Jashtëm, Ministri i Mbriojtjes, Grupi parlamentar i Miqësisëë Shqipëri-Arabi Saudite  etj. Nga pala saudite kanë vizituar Shqipërinë, Presidenti i Komisionit Saudit për Turizmin dhe Trashëgiminë Kombëtare, Princ Sulltan bin Salman, Ndihmës Ministri i Jashtëm saudit, Presidenti saudit i Çështjeve të Rinisë dhe Sporteve dhe i disa Komiteteve Olimpike Ndërkombëtare, Princi Nauaf bin Faisal, Grupi parlamentar i Miqësisë Arabi Saudite - Shqipëri. Po ashtu, edhe Kryetari i Parlamentit të Arabisë Saudite Dr. Abdullah Al Sheik në krye të një delegacioni parlamentar saudit ka vizituar Shqipërinë. Kjo ka qenë vizita e parë e Kryetarit të Parlamentit të Mbretërisë së Arabisë Saudite (Maxhlis Shura) në Tiranë.
Më 28 nëntor 2016, në Riad, është mbajtur Sesioni i Dytë i Komisionit të Përbashkët Shqipëri-Arabi Saudite, dhe pritet të mbahet Sesioni i Tretë brenda vitit 2019, në Tiranë.
Midis dy vendeve janë zhvilluar edhe takime me funksionarë të lartë politikë, grupe të interesit e të biznesit saudit etj. Janë zhvilluar takime me Kreun e Korporatës për Zhvillimin e Sektorit Privat të Grupit të Bankës Islamike për Zhvillim (BIZH), autoritetet e trashëgimisë kulturore etj. Në të gjitha këto takime është kërkuar forcimi dhe thellimi i marrëdhënieve dypalëshe, si dhe është nënvizuar interesi i vendit tonë për të çuar më tej marrëdhëniet ekonomiko-tregtare dhe tekniko-shkencore me Arabinë Saudite. Është promovuar Shqipëria si destinacion tërheqës për investimet e huaja, si dhe për turistët. Në të gjitha nivelet ekziston një klimë pozitive dhe e favorshme përsa i përket mundësisë së investimit në Shqipëri.
Pala saudite është ofruar dhe ka kontribuar në financimin e projektit të rrugës Dorrës-Morinë dhe Tiranë-Elbasan, si dhe nëpërmjet Fondit Saudit të Zhvillimit një sërë projektesh të tjera në Shqipëri. Kushtet e financimit kanë qënë dhe vazhdojnë të jenë të favorshme.
Pala Saudite nëpërmjet Bankës Islamike për Zhvillim ka financuar dy herë realizimin e Konferencës Për Investimet e Huaja në vendin tonë.
Nga të dy palët i është kushtuar vëmendje plotësimit të kuadrit ligjor mes dy vendeve.
Shqipëria i mbulon marrëdhëniet me Arabinë Saudite nga Ambasada e RSH-së në Riad, Ambasador Sami Shiba, kurse Arabia Saudite i mbulon nëpërmjet Ambasadës së saj në Tiranë, Ambasador, Abdelmomen Mohammed Sharaf. Konsull nderi i RSH-së në Xhedah është Sheikh Abdulaziz Muhamad AL NOWAISER.
Marrëveshje dhe memorandume të nënshkruara:

  1. Protokolli mbi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite, 1992.

2. Marrëveshja e përgjithshme e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite. 28.06.2004,
3. Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Tiranë, më 28.06.2004,
4. Marrëveshja së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për financimin e projektit “Ndërtimi i rrugës së mbikalimit të Durrësit”, si dhe projektit tw rrugws “Qukws-Qafw Plloçw, 2009,
5. Marrëveshja së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për financimin e projektit “Ndërtimi i rrugës së Lumit të Vlorës”,  2017
6. Marrëveshjendërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Sauditeper shmangien e tatimit te dyfishte dhe parandalimin e evazionit fiskal, 6 Shkurt 2019,
7. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Sauditepër Shërbimet Ajrore, 6 Shkurt 2019,
8. Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Sauditepër bashkëpunimin kulturor, 2012,
9. Memorandumi i Mirëkuptimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite për bashkëpunim në fushën e turizmit, 6 Shkurt 2019
Marrëveshje dhe memorandume në proces:

  1. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve,
  2. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit,
  3. Marrëveshje ndërmjet Qeverisё sё Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar,
  4. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Sauditepër bashkëpunimin në luftën kundër krimit,
  5. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite për bashkëpunimin në fushën e drejtësisë,
  6. Memorandum ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite për heqjen e vizave pwr mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe tw shërbimit,
  7. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë mbi bashkëpunimin ushtarak
  8. Program ekzekutiv për bashkëpunim kulturor ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Informacionit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, për periudhën 2017-2020,

Adresa

Ambasada Shqiptare
Diplomatic Quarter, Al Fazari Plaza, Unit No. G16
P.O.Box 94 004, Riyadh 11693

Tel / Fax

Tel. +966 11 281 6535
Fax. +966 11 281 6536

E-MAIL

embassy.riyadh@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00