Kulinaria shqiptare

Kulinaria shqiptare, prodhimet “Made in Albania”, urë lidhëse Shqipëri-Diasporë
 
18 tetor 2018, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në aktivitetin e Kulinarisë, organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Qëllimi i aktivitetit ishte promovimi ekonomik i vendit tonë nëpërmjet produkteve vendase si dhe lidhja më e mirë e prodhuesve shqiptarë me tregjet ndërkombëtare dhe kompanitë e restorantet që menaxhon diaspora shqiptare në botë. Për ministrin Bushati, “Promovimi i produkteve shqiptare është pjesë e përpjekjeve për të hapur tregje të reja për prodhuesit shqiptarë”.
Duke u ndalur në rëndësinë e këtij aktiviteti, ministri theksoi se, “Promovimi ekonomik i vendit në një botë globale është i vështirë por jo i pamundur”. Për këtë, tha ai, nevojitet para së gjithash, një qasje e re, proaktive dhe pozitive”. Aktiviteti i Kulinarisë, i pari që mblodhi bashkë diplomacinë ekonomike, institucionet e vendit, produktet shqiptare dhe diasporën, për ministrin e MEPJ, “Ndonëse modest, do të shërbejë si krijues i mundësive të reja jo vetëm për ekonominë shqiptare, por edhe për rritjen e cilësisë së produkteve tona”.
Për ministrin Peleshi, bujqësia shqiptare ka bërë hapa përpara, veçanërisht në eksportet. Në total 14 % më tepër janë rritur eksportet. Megjithatë eksportet mbeten ende sfida jo të lehta, të cilat kërkojnë një bashkëpunim forcash ndërministrore. Për këtë arsye, vijoi ai, këtë databazë do ta vëmë në dispozicion të prodhuesve shqiptarë, për ta bërë më të lehtë aksesin e tyre në tregjet evropiane.
Ministri Peleshi bëri me dije se paralel me këtë nismë, po punojmë për të rritur cilësinë, për të rritur marketimin, për të forcuar të gjithë elementët që e ndihmojnë një produkt të shitet sa më mirë në treg. Jemi duke ndërtuar një rrjet të inkubatorëve, pra të punishteve të vogla, në zonat rurale për prodhimin me cilësi dhe me standarde të prodhimeve tipike, jemi duke miratuar, kemi hartuar draft ligjet për prodhimet tipike, edhe konform legjislacionit të BE-së
Së shpejti ky projekt do të finalizohet me një aplikacion që do të quhet “Albanian Flavors”, ku do të prezantohen prodhimet shqiptare.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Diplomatic Quarter, Al Fazari Plaza, Unit No. G16
P.O.Box 94 004, Riyadh 11693

Tel / Fax

Tel. +966 11 281 6535
Fax. +966 11 281 6536

E-MAIL

embassy.riyadh@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00