Kryeministri Rama në World Leadership Forum

Politika dhe arti në “World Leadership Forum”

Kryeministri Edi Rama, i cili nisi vizitën në New York, iu adresua me një fjalë “World Leadership Forum”, me temë “Arti dhe politika”. Forumi është iniciativë e Organizatës për Politikë të Jashtme, një organizatë me në një historik 97 vjeçar, dedikuar zhvillimit të mendimit, kuptimit, informimit dhe pjesëmarrjes së publikut në politikën e jashtme dhe çështjet globale.

Duke treguar përvojën e tij si artist dhe politikan, Kryeministri shpjegoi se çdo të thotë për të, të qenit artist dhe politikan njëherësh. Një rrugëtim që i përvijoi bindjen se politika, ashtu si arti, ndonëse në mënyra të ndryshme, është një aktivitet i denjë e kuptimplotë që e bën botën një vend më të mirë.

“Unë kam qenë artist, akoma më pëlqen të pikturoj dhe të vizatoj, vetëm se kam më pak kohë. Por edhe në politikë përpiqem gjithnjë të pikturoj me ngjyra, të vizualizoj si e duam vendin që të bëhet, të ndjej si e duam që të ndryshojë në një hap me botën rreth nesh. Me këtë nuk dua të them se të gjithë kryeministrat duhet të jenë artistë, përkundrazi, është mirë që politika të mbledhë njerëz me background-e të ndryshme. Besoj se aftësitë që kemi në një fushë mund të na ndihmojnë, ose të na pengojnë në një tjetër, edhe pse pavarësisht gjithçkaje, artisti brenda meje nuk rri asnjëherë i qetë.”
Kryeministri, duke hequr gjithnjë një paralele me artin, shpjegoi edhe vizionin e tij për Ballkanin e sotëm dhe të nesërm.

“Tabloja që unë kam të një Ballkani të ri, një Ballkan në paqe dhe i begatë, i cili të jetë me siguri një hapësirë që s’ka ekzistuar kurrë më parë, nënkupton dialog të madh që përfshin partnerë origjinalë, ose kundërpalë siç është arti dhe zgjedhjet shumëfishohen, vizioni zgjerohet dhe hapja në korridoret e politikës bëhet më e thellë se kurrë.”

Duke ndjekur deri në fund shtjellimin krahasues mes politikanit dhe artistit, për Kryeministrin, në politikë tabloja nuk përfundon kurrë.

“Kur bëj një pikturë, a vizatoj diçka në axhendën time, vjen një pikë kur përfundon. Puna ka mbaruar. Ndërkohë, në politikë, tabloja nuk përfundon kurrë tërësisht. Në çdo hap përballemi me zgjedhje që duhet të bëjmë, ashtu sikurse artisti. Kjo apo ajo ngjyrë, ky apo ai penel.”

Adresa

Ambasada Shqiptare
Diplomatic Quarter, Al Fazari Plaza, Unit No. G16
P.O.Box 94 004, Riyadh 11693

Tel / Fax

Tel. +966 11 281 6535
Fax. +966 11 281 6536

E-MAIL

embassy.riyadh@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00