Kryeministri i Shqipërisë takon Kryeministrin e Bavarisë

Mynih, Kryeministri Rama takon Kryeministrin e Bavarisë, Seehofer

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama zhvilloi një takim zyrtar, të parin e një Kryeministri shqiptar, në Landin e Bavarisë, ku u takua me Kryeministrin Horst Seehofer.

Gjatë këtij takimi, kreu i ekzekutivit nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Kryeministri Rama theksoi se potenciali i bashkëpunimit mes dy vendeve është jashtëzakonisht i madh dhe në këtë kuadër, bashkëpunimi i nisur në fushën e arsimit profesional, ku Shqipëria ka implementuar sistemin dual të edukimit, është tejet i rëndësishëm për të dy vendet.

Kryeministri Rama e njohu kreun e ekzekutivit të Landit të Bavarisë edhe me ecurinë e procesit të Berlinit, si dhe hapat e ndërmarra nga Shqipëria në përshpejtimin e procesit të integrimit europian.
Nga ana e tij, Kryeministri Horst Seehofer, në fund të takimit u shpreh se:

“Shqipëria dhe Bavaria kanë marrëdhënie politike dhe ekonomike të shkëlqyeshme. Për këtë arsye unë i jam shumë mirënjohës kryeministrit, i cili na vizitoi sot, në mënyrë që ne t’i thellojmë marrëdhëniet që kemi. Ai më ka ftuar në Shqipëri dhe e ka paraqitur Shqipërinë kaq bukur sa që unë jam vërtet shumë kureshtar dhe do ta vizitoj këtë vend.

Ne do të bëjmë gjithçka që Shqipëria në një kohë të parashikueshme të ketë një perspektivë drejt Europës dhe drejt BE.”

Adresa

Ambasada Shqiptare
Diplomatic Quarter, Al Fazari Plaza, Unit No. G16
P.O.Box 94 004, Riyadh 11693

Tel / Fax

Tel. +966 11 281 6535
Fax. +966 11 281 6536

E-MAIL

embassy.riyadh@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00