Informacion per procedurat qe duhen ndjekur per coronavirus

Informacion i shkurtër për procedurat që duhen ndjekur në vendet ku jeni resident
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite përfiton nga rasti t’i ripërsëritur qytetarëve të saj rezidentë në vendet si Arabia Saudite, Omani dhe Bahreini, respektimin rigoroz të protokollleve të karantinimit, ruajtjes së higjenës personale, dezinfektimin e mjediseve përreth, si dhe shmangien maksimale të kontakteve me persona apo mjedise publike, me qëllim tejkalimin e kësaj situate sfiduese në shkallë globale.
Në rast evidentimi të shqetësimeve apo komplikacioneve të ndryshme krahas njoftimit të institucioneve të shëndetit publik në vendet përkatëse, jeni të lutur të kontaktoni edhe Ambasadën në nr. e kontaktit:
embassy.riyadh@mfa.gov.al
Tel: +966 11 281 6535, Mob: 00966532405751
----------------------------------------
Në vijim informacion i shkurtër për procedurat që duhen ndjekur në vendet ku jeni resident. Për më shumë detaje, informacionet bashkëlidhur.
ARABIA SAUDITE
Ministria e Shëndetsisë së Arabisë Saudite po monitoron situatën në lidhje me korona-virusin, si dhe po koordinon përpjekjet me OBSH, me qëllim garantimin e njoftimeve të menjëhershme, çdo ditë, në rast evidentimi të rasteve të reja. Masat e ndërmarra përfshijnë vlerësimin e udhëtarëve, të cilët mbërrijnë nga zona me përhapje të vazhdueshme të virusit. Arabia Saudite ka një eksperiencë madhore në përballjen me virueset e rrugëve të frymëmarrjes pasi çdo vit menaxhon mbërritjen e grupime të mëdha njerëzish nga e gjithë Bota për ritualin e  Haxhit dhe Umras. Ministria e Shëndetësisë ka pregatitur dhe pajisur të gjitha spitalet (gjithsej 25) dhe qendrat shëndetësore për akomodimin e rasteve të dyshuara. Si pjesë e masave parandaluese Arabia Saudite ka pezulluar përkohësisht edhe lëshimin e vizave turistike dhe të Umras për qytetarët e vendeve me numër të shtuar të përhapjes së virusit. Mbretëria thekson se këto masa janë të përkohshme dhe subjekt i ndryshimeve të vazhdueshme.
Ministria e Shëndetësisë së Arabisë Saudite ka vendosur në dispozicion për qytetarët sauditë dhe ato rezidentë, numrin e kontaktit (937), i cili mbetet aktiv 24 orë në çdo ditë të javës me qëllim raportimin e situatave në lidhje me shëndetin.
Informacionet më të fundit rreth COVID-19 mund të gjenden në faqet web:
Ministria e Shëndetësisë
www.moh.gov.sa
Qendra Saudite për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve
www.cdc.gov.sa
Media Sociale-Llogari në Twitter
BAHREINI
Ministria e Punëve të Jashtme të Bahreinit ka njoftuar së të gjithë qytetarët e saj si dhe personat me leje qendrimi në Mbretëri, (përfshirë edhe anetarët e Misioneve Diplomatike) se do të jenë subjekt i kontrolleve shëndetësore  të ushtruara nga autoritetet e Shëndetit, nëse kanë qenë brenda një periudhe 14 ditore në një nga vendet si: Malajzia, Tailanda, Hong Kongu, Singapori, Japonia, Italia, Libani, Egjipti. Personat të cilët shfaqin simptoma negative në lidhje me korona-virusin do t’u kërkohet që të qednrojnë në një vetëizolim 14 ditor duke evituar kontaktet me personat e tjerë, ndërsa personat të cilët gjatë ekzaminimeve mjekësore rezultojnë pozitive, si mbartës të virusit, do t’u nënshtrohen trajtimeve të mëtejshme mjekësore, në qendrat e specializuara.
OMANI
Ministria e Shëndetësisë së Omanit më 8 Mars 2020, njofton se të gjithë shtetasit të cilët janë kthyer nga Egjipti pas datës 22 shkurt 2020, do duhet tu nënshtrohen karantinimit në shtëpi dhe në rast evidentimi të shqetësimeve shëndetësore do duhet të kontaktojnë numrin 1212 ose të vizitojnë Qendrën më të afërt Shëndetësore, me qëllim marrjen e udhëzimeve në lidhje me procedurat e karantinës.
Po ashtu, në rast shfaqje të simptomave si ethe, kollë apo dhimbje fyti, ato do duhet të kontaktojnë Qendrën e Kontaktit 24441999 ose të vizitojnë institucionin më të afërt shëndetësor me qëllim marrjen e trajtimit të nevojshëm shëndetësor. Gjatë vizitimit të institucioneve shëndetësore personat do duhet të jenë të pajisur me maskë. Qytetarët do duhet të evitojnë përdorimin e transportit publik si dhe t’u përmbahen udhezimeve të publikuara për ata, me synim sigurinë e tyre familjes dhe bashkësisë përreth.
https://www.moh.gov.om/en

Adresa

Ambasada Shqiptare
Diplomatic Quarter, Al Fazari Plaza, Unit No. G16
P.O.Box 94 004, Riyadh 11693

Tel / Fax

Tel. +966 11 281 6535
Fax. +966 11 281 6536
Nr. i emergjences : +966501905586
966532405751

E-MAIL

embassy.riyadh@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00