Diplomacia ekonomike

Një delegacion investitorësh sauditë, i kryesuar nga Zv.Presidenti i Këshillit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Mbretërisë së Arabisë Saudite, njëherrësh dhe President i Dhomës së Tregtisë në Medina, gjithashtu investitor i njohur,  Dr. Muneer M. Bin Saad, si dhe i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Arabi Saudite, Sami Shiba, zhvilluan një vizitë në Shqipëri, në 17-20 Prill 2019, për të parë mundësitë e investimeve që Shqipëria ofron për investitorët e huaj. Gjatë ditës së parë të vizitës, delegacioni u prit nga Kryeministri Rama, si dhe nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Cakaj. Po ashtu, u nënshkrua edhe Memorandumi i Mirëkuptimit midis Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të  Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Gjatë ditës së dytë të aktivitetit, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, z. Sokol Nano, prezantoi për biznesmenët kuadrin ligjor mbështetës që vendi ynë ofron për investitorët e huaj strategjikë. Gjithashtu, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministri i Turizmit dhe Ambjentit, si dhe Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, prezantuan, në nivel Ministrash, potencialet dhe projektet konkrete të sektorëve të tyre përkatës. Investitorët sauditë patën, gjithashtu, një darkë pune, me praninë dhe të Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Z. Eduard Shalsi dhe Zv.Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Z. Etjen Xhafaj, me biznesmenë të njohur të Shqipërisë, me qëllim ndarjen e eksperiencave, shkëmbimin e ideve, si dhe krijimin e kontakteve dinamike biznes-biznes, si një mundësi e mirë për thellimin e bashkëpunimit të mundshëm në të ardhme.
 
Delegacioni i biznesmenëve sauditë zhvilloi vizita edhe në disa kompani prodhuese në Tiranë dhe Durrës, në disa zona industriale të parashikuara për zhvillime dhe investime, të tilla si Spitalla, Porto Romano, Porti i Durrësit etj, si dhe në rezorte turistike.
Në përfundim të vizitës, Kryetari i delegacionit të biznesmenëve sauditë, për mediat, shprehu vlerësime pozitive për mundësitë e shumta për investime të Shqipërisë për investitorët e huaj, si dhe potencialet e jashtëzakonshme turistike.  

Adresa

Ambasada Shqiptare
Diplomatic Quarter, Al Fazari Plaza, Unit No. G16
P.O.Box 94 004, Riyadh 11693

Tel / Fax

Tel. +966 11 281 6535
Fax. +966 11 281 6536
Nr. i emergjences : +966501905586
966532405751

E-MAIL

embassy.riyadh@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00